119 të prekur me COVID-19 janë shënuar në Kosovë. Këto raste kanë dalë nga 420 mostra të kryera të kryera të martën.
Numri i përgjithshëm i të prekurve tash në Kosovë është 5.237, derisa kanë vdekur 112 persona si pasojë e koroonavirusit. 2.663 raste janë ende aktive, kurse 92 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Gjithsej janë shëruar 2462.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot kanë mbajtur konferencë të përbashkët, ku kanë zbuluar numrin e të infekturave, të vdekurve si pasojë e koronavirusit dhe të shëruarve.
Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.
“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kureshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj.
Zemaj ri përsëriti që do të rriten kapacitetet për testime dhe po ashtu do të rriten kapacitetet edhe në klinika private dhe shtetërore.
“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKSHPK-së dhe OBSH-së”.
Zemaj falënderoi mediat që përmes historive nga brenda Klinikës Infektive po kontribuojnë në vetëdijesimin e skeptikëve për këtë virus.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjikë ka filluar të normalizohet.
“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.
Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462, kurse numri i rasteve aktive është 2,663.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.