Në Kosovë do të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e dyshekëve me një hapësirë prej 80 mijë m2, ku pritet të punësohen 2500 persona.
Fabrika është parashikuar të ndërtohet në qytetin e Gjakovës, pas një marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë Comodita dhe TehnoBurimi, kjo e fundit e cila do të bëjë ndërtimin.
Kompania TehnoBurimi do të angazhohet në ndërtimin e fabrikës së parafabrikuar me konstruksion të betonit, e cila do të jetë ndër më modernet në vendin tonë.
Kjo kompani prodhon elemente të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, ulluqet, gypa betonit, e shumë produkte tjera të cilat njihen për cilësinë dhe janë të garantuara, pasi që të gjitha produktet janë të standartizuara.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.