Në Kosovë rreth 25 mijë familje jetojnë më ndihma sociale

21/11/2019 10:04 AM 0 komente

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,526 familje me gjithsej 99,718 anëtarë në Kosovë.

Numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina dhe Vushtrria. Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i tretë 2019” prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,193 familje.

“Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131,461 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46,980 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3,903 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,697 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,084 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,932 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,883 përfitues dhe nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,107 përfitues”, thuhet në raportin e ASK-së.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,120 përfitues.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of