Nga marsi i vitit te kaluar e deri më tani në Kosovë, për shkak të pandemisë rreth 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës, 10 mijë biznese kanë falimentuar dhe se 150 mijë punëtorë po hasin vështirësi në marrjen e pagave.
Instituti “Paragon” ka mbajtur tryezën “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”
Në këtë tryezë u bë me dije se për shkak të pandemisë rreth 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës, kanë falimentuar 10 mijë biznese dhe se 150 mijë punëtorë po kanë vështirësi ende në marrjen e pagave.
Finsik Dukolli nga instituti tha se pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe grup-moshat në vend, duke shtuar se ka pasur ndikim të madh në rënien ekonomike.
“Pandemia edhe në vendin tonë nga ndikuar në rënien e ekonomisë. Nga kjo pandemi ka pësuar rënie cilësia në sektorin e arsimit. Pandemia ka prekur të gjithë grup moshat për tu manifestuar me mbyllje të bizneseve”.
“Një punë e mirë që është bërë është miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Dhënia e pakove ka detyruar bizneset të rrisin numrin e funksionalizimit të punëtorëve”.
Florian Aliu, menaxher i hulumtimeve në këtë institut, tha se 10 mijë biznese kanë falimentuar dhe rreth 150 mijë punëtorë ende po kanë vështirësi në marrjen e pagave.
“… afër 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës dhe 10 minë biznese kanë falimentuar dhe mbi 150 mijë punëtorë hasin vështirësi në paga”.
Përderisa Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, tha se ky sektor ka pasur humbje prej 20 milionë eurosh.
“Prej fillimit sektori i gastronomisë ka bërë një lloj kompromisi për mbyllje dhe prej asaj periudhe ne kemi rënie 64% rënie si sektorë apo rreth 20 milionë euro dëme”.
Ai ka treguar se “89% e bizneseve deri në tetor kanë punuar me humbje.
“89% e bizneseve deri në tetor kanë punuar me humbje, mirëpo tani rrethanat kanë ndryshuar dhe nuk është si në 2020. Roli i shtetit gjatë kohës së pandemisë ka qenë shumë i mangët”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.