Në kulmin e debatit për Valbonën, qeveria liberalizon dhënien me koncesion te HEC-ve 2 MW

26/10/2016 12:07 PM 0 komente

Teksa teknologjia e fundit në Evropë për prodhimin energjisë ka arritur në ndërtimin e TEC që prodhojnë me 50 MW energji me gaz dhe njëkohësisht shërbejnë për ngrohjen e serave qeveria shqiptare ka ndërmarrë një politikë agresive stimulimi për ndërtimin e HEC-ve të 2MW pa kursyer as zonat e mbrojtura.

Në kumin e debatit për  dëmin që të paktën 14 HEC –e,jo më shumë se 2 MW po krijojnë perlës së alpeve shqiptare, Valbonës, qeveria ka marrë një vendim në të cilën liberalizohet dhënia e tyre. Qeveria i ka transferuar kompetencat e dhënies së tyre tërësisht tek Ministria e Energjetikës, teksa e ka orientuar atë që nëse aplikuesi i parë nuk i plotëson kushte të vijohet me tjetrin.

Gjithashtu qeveria e ka orientuar Ministrinë e Energjetikës që të ndërmjetësojë dhe të lehtësojë investitorët në rastet kur prona është shtetërore.

Ja të gjitha ndryshimet për lejet e HEC-ve deri më 2MW

Në kapitullin iI, “Ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese mbi 2MW”, bëhen këto ndryshime:

Pika 2, e nenit 6, “Forma e aplikimit”, ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“2. Në momentin e dorëzimit të aplikimit, çdo aplikues paraqet faturën e kryerjes së pagesës për atë aplikim, në vlerën dhe numrin e llogarisë së ministrisë, siç përcaktohet në aneksin 2, të këtyre rregullave. Aplikimi dhe dokumentacioni bashkëlidhur tij quhet i dorëzuar prej aplikuesit vetëm pas kryerjes së kësaj pagese.”.

b) Neni 7, “Dokumentacioni shoqërues që kërkohet për një miratim”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 7 Dokumentacioni shoqërues që kërkohet për një miratim Çdo aplikim për një miratim ndërtimi shoqërohet me dokumentet dhe/ose informacionin, si më poshtë vijon:

a) Ekstrakt të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, ekstrakt për historikun e subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, me të cilat vërtetohen, ndër të tjera, se objekti i veprimtarisë së subjektit është në fushën energjetike, aplikuesi nuk është në proces falimentimi, nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e tij profesional, statusi aktiv etj.;

b)Vërtetime për shlyerjen e detyrimeve tatimore, për pagesën e sigurimeve shoqërore, të shoqëruara me listëpagesat e sigurimeve, në të cilat të jenë përfshirë emrat e punonjësve, për secilin muaj (të vitit të fundit);

c) Dokument që vërteton se kapitalet/asetet e subjektit nuk janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesi gjyqësor apo ekziston një urdhër sekuestroje për to, lëshuar nga zyra e përmbarimit në qytetin ku ndodhet selia e subjektit;

ç) Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë, të cilat duhet të jenë në emër të subjektit aplikues, për çdo ambient ku subjekti aplikues, ushtron aktivitetin e tij; Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë, apo mungesa e lidhjes së kontratës për furnizim me energji elektrike të aplikuesit me furnizuesin publik për çdo ambient ku subjekti ushtron aktivitetin e tij, përbën shkak për refuzimin e aplikimit;

d) Struktura organizative e shoqërisë;

dh) Përshkrim të kapaciteteve teknike, organizative dhe profesionale të shoqërisë;

e) Mjetet, pajisjet teknike në dispozicion apo që mund të vihen në dispozicion të aplikuesit;

ë) informacion/dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ose, të paktën, një nga anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive kanë realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike;

f) Numrin e identifikimit personal të zyrës së taksave (NUIS); g) Një ose më shumë dokumente bankare në emër të subjektit që, të marra së bashku, vërtetojnë se subjekti disponon 20% të vlerës së investimit të përgjithshëm të propozuar. Data e lëshimit të tyre (dokumenteve bankare) duhet të jetë jo më parë se 5 ditë nga dorëzimi i aplikimit;

gj) Pasqyrat financiare, të audituara nga auditues të licencuar, të tri viteve të fundit të veprimtarisë dhe të certifikuara nga organet tatimore ose kur shoqëria ka më pak se tre vjet që është krijuar, për periudhën e ekzistencës së saj, si dhe çdo dokument tjetër financiar që provon aftësitë financiare për të realizuar projektin e propozuar.”.

Me rregullat e reja përpara dorëzimit të aplikimit, bashkimi i përkohshëm i shoqërive duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar dhe ku të përcaktohet përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së secilës shoqëri dhe detyrimet e përgjithshme që do të përmbushë secila nga shoqëritë e këtij bashkimi të përkohshëm.

Vullneti për të hyrë në marrëveshje të bashkimit të përkohshëm të shoqërive duhet të jetë i shprehur qartë, me vendim të organit vendimmarrës të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse, në kontratën e bashkimit të përkohshëm. Pas krijimit të bashkimit të përkohshëm të shoqërive, anëtarët e këtij bashkimi caktojnë një përfaqësues, i cili është i autorizuar, nëpërmjet një prokure të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e bashkimit, për të vepruar në emër të tyre për qëllimin e aplikimit.

Dokumentet e përcaktuara në nenin 7, të këtyre rregullave, përveç shkronjës “ë”, duhet të paraqiten nga secili anëtar i bashkimit të shoqërive. Plotësimi i kritereve ekonomike, financiare, profesionale dhe atyre teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, në përputhje me përcaktimet e aktmarrëveshjes së bashkimit të përkohshëm të shoqërive.”

Pika 3 e nenit 12, “Shqyrtimi i dokumenteve të aplikuesit”, ndryshohet si më poshtë vijon: “3. Nëse dokumentet dhe informacioni i paraqitur nga aplikuesi janë të plota dhe në përputhje me kërkesat e neneve 7, 8, 9 e 10, të këtyre rregullave, ministria i komunikon aplikuesit ose të deleguarit përgjegjës të tij pranimin e aplikimit, brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së aplikimit ose, për rastet kur për burimin/pellgun, kuotat e kërkuara ka informacion se nuk është i lirë dhe i mundshëm, nga data në të cilën është depozituar në ministri informacioni i institucionit përkatës se burimi/pellgu, kuotat e kërkuara janë të lira dhe të mundshme.”.

Pika 2, e nenit 14, “Mbivendosja e vendndodhjeve të aplikimeve”, ndryshohet si më poshtë vijon: “2.

Nëse aplikimi i paraqitur i pari në kohë refuzohet, atëherë do të vijohet me shqyrtimin e aplikimit vijues, nëse ka, e kështu me radhë.”.

e) Në shkronjën “dh”, të nenit 20, “Paraqitja e dokumenteve të tjera”, fjala “…truallin…” zëvendësohet me “…pasurinë…”.

ë) Shkronja “d”, e nenit 22, “Përmbajtja e miratimit të ndërtimit”, shfuqizohet.

f) Shkronja “dh”, e nenit 22, ndryshohet si më poshtë vijon:

dh) të drejtën e ministrisë përgjegjëse për energjinë dhe të institucioneve të tjera kompetente shtetërore për të monitoruar, mbikëqyrur dhe certifikuar veprimtarinë e Mbajtësit të Miratimit;”.

g) Shkronja “f”, e nenit 22, riformulohet me këtë përmbajtje:

“f) detyrimin e dorëzimit prej aplikuesit të sigurimit të kontratës, në masën jo më pak 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet aplikuesit dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;”.

Në kapitullin iII bëhen ndryshimet si më poshtë vijon: a) Titulli i kapitullit iII, “Ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese nën 2MË”, ndryshohet dhe bëhet “Ndërtimi i burimeve gjeneruese deri në 2MË”;

b) Neni 23, “Ndërtimi i objekteve të reja me kapacitet prodhues nën 2MË”, ndryshohet si më poshtë vijon: “Neni 23 Ndërtimi i objekteve gjeneruese me kapacitet prodhues deri në 2MË Ndërtimi i objekteve të reja, si dhe i atyre gjeneruese ekzistuese, që nuk janë objekt koncesioni, me kapacitet deri në 2MË fuqi e instaluar, bëhet me miratim të ministrit.

Për dhënien e miratimit zbatohen procedurat e parashikuara në nenet 4 deri 22, të këtyre rregullave.”. c) Shkronja “c”, e pikës 1, të nenit 24, ndryshohet me këtë përmbajtje: “c) opinionin e marrë nga organet e përcaktuara në aktet ligjore apo nënligjore, për prioritetin dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike;”. ç) Shkronjat “a”, “b”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 24, ndryshohen si më poshtë vijon:

“a) studimin e plotë të fisibilitetit teknik, mjedisor e social, si dhe projektin e zbatimit, të bazuar në të dhëna dhe matje reale, të kryera në zonat e zbatimit të projektit;”

b) studimin e plotë ekonomik dhe financiar të projektit, të shoqëruar me dokumente që vërtetojnë financimin nga vetë aplikuesi, apo/dhe mbështetjen financiare të projektit nga institucionet financiare ose bankat vendase apo të huaja, ku shprehen qartë vlerat monetare për financimin dhe struktura e financimit; dhe oponencën për projektin e zbatimit nga ana e AKBN-së. Në rastin e projekteve të paraqitura nga aplikuesi, për të cilat është kryer më parë oponenca nga ana e AKBN-së, aplikuesi mund ta paraqesë atë projekt në ministri, të rikonfirmuar nga AKBNja, pa qenë e nevojshme ta kalojë përsëri për oponencë pranë saj;

Në rastin kur pasuria është pronë shtetërore, ministria, me kërkesë të aplikuesit, mund të ndihmojë këtë të fundit për zgjidhjen e marrëdhënies së pronësisë me institucionet përkatëse, që kanë në administrim/ pronësi pasurinë, pronë shtetërore.”. d) Pika 1, e nenit 25, “Dhënia e miratimit për ndërtim për objektet nën 2 MË”, ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Ministri, nëse arrin në përfundimin se të gjitha dokumentet e paraqitura nga aplikuesi, sipas këtyre rregullave, janë të plota e të sakta, miraton ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese deri në 2MË apo zgjerimin e kapaciteteve, për objektet që nuk janë objekt koncesioni. Në çdo rast, ministri mund të miratojë vetëm zgjerim të kapaciteteve që nuk tejkalojnë 2MW.”.

Sekretariati i Këshillit të investimeve mbajti një takim me rreth 20 shoqata evropiane, të cilat ishin pjesë e një vizite studimore mbi “Qeverisjen ekonomike dhe zbatimin e ligjit – përmirësimi i mjedisit të favorshëm për biznesin dhe mundësive”, organizuar në Shqipëri në datat 26-28 shtator 2016 nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim e Komisionit Evropian (DG NEAR).

Shoqatat evropiane përfaqësuese në këtë vizitë studimore ofronin shërbime për bizneset evropiane në rrjetëzim (netëorking), trajnim profesional dhe sipërmarrje, të tilla si EUREKA, Aleanca Evropiane për Biznesin e Vogël, Rrjeti Evropian për Aftësitë Bazë, Platforma për Gratë Sipërmarrëse, Shoqata e Dhomave të Ballkanit, instituti Evropian i Qeverisjes së Korporatave, Fondi Evropian i integrimit & Konkurrueshmërisë Rajonale, Shoqata Evropiane për Trajnimin Profesional, Qendra e Evropës Jug-Lindore për Mësimdhënie të Sipërmarrjes, dhe Shoqata e institucioneve për Trajnimin Profesional.

Tema e diskutimit ishin problematikat aktuale të klimës së investimeve në Shqipëri, mundësitë për investime dhe sektorët kyç të ekonomisë. Pas një prezantimi të shkurtër nga Drejtorja e Sekretariatit, Znj. Diana Leka, mbi platformën e Këshillit të investimeve & Sekretariati, sikurse edhe mbi situatën e klimës së investimeve në Shqipëri, anëtarët e delegacionit patën mundësinë të shtronin pyetje për problematika specifike të biznesit, sektorët kryesorë konkurrues dhe potencialet për investime në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes, ekspertët e Sekretariatit iu përgjigjen çështjeve të ngritura, në lidhje me incentivat aktuale të investimeve, rregullat dhe legjislacioni në fuqi të tilla si Ligji për investimet Strategjike, i cili ul pengesat burokratike për sektorët strategjikë dhe investitorët. Pyetje të tjera të ngritura kishin lidhje me mundësitë dhe aftësitë e disponueshme në tregun e punës,  dhe instrumentet aktuale të trajnimit në vend. Gjithashtu u ngrit çështja në lidhje me projektet gati për investime (ready-to-invest) apo fizibile për tërheqjen e investitorëve në vend.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of