Nuk ka vetëm ‘jetë’, por ekosisteme reale në liqenet e ngrirë të Antarktidës.
Të 200 liqenet e ngrirë deri më tani të njohur të Polit të Jugut në të vërtetë nuk gjenden sipër, por nën akullnaja, mjedise ekstreme të zhytur në errësirë shumëvjeçare dhe të nënshtruar presioneve të larta, nga mijëvjeçarë të izoluar nga kontakti me atmosferën pikërisht nga ‘kapaku’ i trashë i akullit që i mbulon. Në sajë të një teknologjie të re shpimi me ujë të nxehtë dhe rrezeve ultraviolet për të shmangur kontaminimin e ambienteve dhe kampionëve, kërkuesit kanë nxjerrë mikro-organizma të gjallë në ujërat e liqenit Ëhillans, që ushqehen me element të gjendur nëpër shkëmbinj.
Prania e ekosistemeve në liqenet e ngrirë ka të ngjarë të ndikojë përbërjen kimike dhe biologjike të deteve përreth kontinentit Antarktik, thonë studiuesit. Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur jetë në këto liqene, por deri më tani ka pasur gjithmonë dyshime se bëhej fjallë për ndotje nga shpimi i akullit.
Analizat kimike të kryera në Venecia ndihmuan të tregojnë se si në liqenet e ngrira, ku nuk ka dritë, mikroorganizmat thithin dhe shkëmbejnë energji falë reaksioneve të veçanta kimike redox. Përveç kësaj, ky hulumtim ngjjal interes të madh për shkencëtarët që studiojnë jetën në mjedise të tjera ekstreme ‘dhe hap skenarë të rinj mbi ekzistencën e mundshme të jetës jashtëtokësore në detet e lëngët nën sipërfaqen e akullt të disa hënave të Jupiterit dhe Saturnit.