Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen e saj për ekonominë amerikane për disa vjet, pasi familjet dhe bizneset po rikuperohen ngadalë nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit.
Shumica e drejtuesve të Rezervës Federale thanë se do të mbanin normat e interesit afër zeros për të paktën tre vitet e ardhshme, deri në vitin 2023.
Kreu i Fed, Jerome Powell tha se zyrtarët nuk prisnin të ndryshonin kursin ndërsa rimëkëmbja është ende “shumë larg”.
Pas takimit dy ditor banka qendrore tha se normat afatshkurtra do të mbeten në nivelin 0% – 0,25%.
Për më tepër, zyrtarët adresuan një regjim të ri të politikës në të cilin Fed do të lejojë që inflacioni të dalë disi mbi normën e synuar prej 2% përpara se të rritet niveli për të kontrolluar inflacionin.
Zyrtarët gjithashtu ndryshuan parashikimet e tyre ekonomike, duke pasqyruar një rënie më të vogël të PBB-së dhe një normë më të ulët të papunësisë në vitin 2020.
Projeksionet treguan se drejtuesit e bankave presin që ekonomia amerikane të tkurret me 3.5% këtë vit, më pak se rënia prej 6.5% që u paralajmërua në qershor.
Ata gjithashtu thanë se presin që niveli i papunësisë të bie në rreth 7.6% deri në fund të vitit, nivel më i ulët sesa parashikohej më herët.
Powell paralajmëroi se rikuperimi mund të lëkundet, përveçse nëse qeveritarët miratojnë ndihma shtesë.
“Pyetja e vërtetë është kur dhe sa dhe cila do të jetë përmbajtja dhe askush nuk ka ndonjë siguri rreth kësaj,” tha ai. “Nëse nuk e kemi atë, atëherë sigurisht që do të kishte rreziqe të dobëta.”/BBC