Kur ende nuk kanë kaluar 12 orë nga tërmeti tragjik, një tjetër tërmet i fuqishëm godet juglindjen e Turqisë. Edhe mediat shtetërore në Siri kanë thënë gjithashtu se Damasku është prekur nga tërmeti i fundit, megjithëse nuk dihen shumë detaje.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tha se nga të dhënat paraprake tërmeti ishte me magnitudë 7.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe ishte 67 km (42 milje) në veri-lindje të Kahramanmaraş, Turqi, në një thellësi prej 2 km.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë deklaroi se ishte pak më i vogël, me magnitudë 7.6 ballë dhe në një thellësi më të madhe.
Numri në total i viktimave në të dyja shtetet e prekura ka kaluar shifrën e 1200, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa e përshkroi tërmetin si fatkeqësinë më të madhe të vendit që nga viti 1939. Ai tha se 912 njerëz ishin vrarë dhe 5383 janë të plagosur.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të plagosur. Shërbimi i shpëtimit të Helmetave të Bardha ka raportuar gjithashtu se 147 persona kanë vdekur dhe më shumë se 340 janë plagosur në Siri në zonat ku operon.
Tërmeti i parë 7.8 ballë i shkallës Rihter goditi vendet ndërsa njerëzit flinin, një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në të paktën një shekull.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga moti i keq. Presidenti i Turqisë tha se mbi 45 vende kanë ofruar ndihmë deri më tani./ The Guardian
Tërmeti 7.8 ballë/ Bilanc tragjik, mbi 1200 viktima në Turqi e Siri