Në mjedisin e sotëm modern të punës, produktiviteti është bërë thelbësor për të qenë të suksesshëm.
Studimet kërkimore kanë treguar se, të qenët më produktiv, mund të rrisë kënaqësinë në punë, motivimin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Në vazhdim shpjegohen katër mënyra të thjeshta, për të qenë më i përqendruar dhe produktiv në punë:
1. Vendosni qëllime të qarta
Vendosja e qëllimeve specifike dhe të arritshme, mund të përmirësojë produktivitetin, duke sjellë përqendrim dhe motivim.
Sipas studimeve të shumta, vendosja e synimeve mund të rrisë produktivitetin në detyrë deri në 30%. Prandaj, përcaktimi i qëllimeve të qarta dhe të matshme për çdo ditë, javë dhe muaj, është thelbësore.
2. Jepuni përparësi detyrave
Përparësia e detyrave, bazuar në rëndësinë dhe urgjencën e tyre, mund t’ju ndihmojë të përqendroheni në atë që është thelbësore. Duhet të kuptoni se çfarë është “gjithmonë e rëndësishme” për rolin dhe për zhvillimin profesional.
Nëse nuk arrijmë të vendosim përparësi, mund të shpërqendrohemi me lehtësi. Ne e gjejmë veten të stresuar dhe të lodhur nga diçka jashtë kontrollit tonë, në vend që të punojmë për atë ku duam dhe mund të ndikojmë.
Është shumë e thjeshtë: njerëzit, që u japin përparësi detyrave të tyre, dhe përqendrohen në atë që ka më shumë rëndësi, janë shumë më produktivë se ata që nuk e bëjnë këtë.
3. Bëni pushime gjatë punës
Mënyra më e mirë për të luftuar lodhjen nga burnout, është duke pushuar. Përdorimi i telefonit dhe kontrollimi i email-it, nuk llogariten si pushime. Këto veprime, theksojnë mentalitetin e ndërrimit të detyrave dhe nuk e lejojnë mendjen të rifitojë energji.
Studimet tregojnë se pushimet e shpeshta të çdo lloji, çojnë në uljen e stresit, por aktivitetet si ecja ose meditimi, i ndihmojnë punonjësit të përjetojnë më pak stres dhe rrisin produktivitetin.
4. Mësoni të thoni “jo”
Të mësuarit për të thënë “jo”, na lejon të minimizojmë detyrimet tona dhe të përqëndrohemi më shumë në kryerjen e punës.
Përveç kësaj, ata që kanë vështirësi të thonë jo, kanë më shumë gjasa të përjetojnë stres, burnout dhe depresion.
Është e lehtë biesh pre e një modeli punës të tepërt. Por, duke ndërmarrë veprime të thjeshta, si vendosja e një kufiri të shëndetshëm, për t’ju mbrojtur nga më shumë punë, ju mund të maksimizoni efikasitetin në punë – dhe njëkohësisht të keni më shumë kohë të lirë.
Si përfundim, përqendrimi dhe produktiviteti janë thelbësore për suksesin në punë, dhe strategjitë e mësipërme mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të produktivitetit, madje edhe në lumturinë tuaj.
Produktiviteti nuk është vetëm të punosh më shumë, por edhe të punosh me zgjuarsi. / Inc