Kompania ajrore, Turkish Airlines, ka njoftuar se do të blejë 40 avionë të ri Boeing 787-9 Dreamliner, si rezultat i përgatitjeve për zgjerimin e kapaciteteve të shërbimeve të tyre. Kjo iniciativë, merr nxitje edhe nga njoftimi për hapjen e aeroportit të tretë të Stambollit, i cili është në ndërtim e sipër.
Drejtori i Turkish Airlines, Ilker Ayci, tha se kompania ka në plan të investojë 1 miliard dollarë në zgjerimin e kapaciteteve për të përmirësuar shërbimet.
Zëvendësdrejtori i Boeing, Ray Conner, tha se kompania ishte e kënaqur me negociatat e bëra paraprakisht, të cilat ishin në përputhje me planin e tyre të zgjerimit në tregun turk.