Në ndihmë të ekonomisë, Greqia shpreson për një paketë të përbashkët anti-korona të BE-së

26/03/2020 3:43 PM 0 komente

Greqia shpreson se vendet e Bashkimit Europian do të bien dakord për një instrument të përbashkët borxhi për të mbledhur fonde për të mbështetur ekonomitë në luftimin e koronavirusit, sipas zëdhënësit të Qeverisë Stelios Petsas.

“Natyrisht, gjendja e ekonomisë reale është përkeqësuar dhe vazhdon të përkeqësohet. Kjo është arsyeja pse ne po rivlerësojmë situatën çdo ditë”.

Petsas konfirmoi që Greqia, së bashku me nëntë vende të tjera përfshirë Francën, Italinë dhe Spanjën kanë bërë thirrje për një instrument të përbashkët borxhi për të mbledhur fonde në treg, duke vënë në dukje se qeveria shpreson që BE do të reagojë në këtë rast.

“Shpresojmë që tani, përballë goditjeve ndaj ekonomisë të shkaktuara nga pandemia, do të lëshohet një marrëveshje speciale dhe mjetet në dispozicion të Mekanizmit Europian të Stabilitetit do të përdoren për të financuar veprimet e vendeve anëtare,” tha ai, shkruan Kathimerini.

Qeveria greke po punon në tre drejtime për të trajtuar pandeminë dhe efektet e saj në ekonomi: ndalimin e përhapjes së virusit, forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen e bizneseve dhe punonjësve të prekur, si dhe marrjen e masave për të përmirësuar jetën e përditshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of