E PERDITESUAR/ Mëngjesi i sotëm ka mbledhur sërish në Bruksel kryeministrin grek Tsipras me kreun e FMN-së Christine Lagarde, presidentin e BQE-së Mario Draghi dhe presidentin e KE Jean-Claude Juncker.
Financial Times shkruan se kreditorët i kanë dhënë një “ultimatum” kryeministrit grek Tsipras për të dhënë gjatë mbledhjes së sotme një propozim të ri, që mund të jetë i frytshëm. Kjo media shkruan edhe se nqs Tsipras nuk jep asnjë gjë, atëherë Athinës i duhet të zgjedhë mes alternativave “ mere apo lëre” të ofertës evropiane.
Krerët e financave të eurozonës sërish do të mblidhen sot në tentativën për të pasur një marrëveshje.
Ministri filandez i financave Alex Stubb u shpreh mbrëmjen e kaluar se “ne shpresojmë për të pasur një propozim konkret”. Një zyrtar grek tha mbremë se Greqia ende “po qendron stoike me pikat e saj”.
Ndërkaq samiti evropian i cili do të nisë këtë mbrëmje, ka në axhendë krizën e migrimit dhe negociatat e Britanisë me EU. Por, padyshim.. edhe Greqia është në listën e diskutimeve.
Bisedat mbrëme mes zyrtarëve evropianë nuk arritën të konkludojnë me një marrëveshje, ndërsa do rifillojnë sërish sot në mesditë.
Greqia duhet të bëjë pagesën prej 1.6 mld euro FMN-së, të hënën, veçse 4 ditë larg.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.