Në rast tërmeti, si të menaxhohet një emergjencë natyrore në aeroport  

11/12/2019 10:00 AM 0 komente

Autoriteti     i     Aviacionit     Civil,     Albcontrol,     Aeroportet  si  dhe  kompanitë  ajrore  gjatë  veprimtarisë  së  tyre,  përballen  me  ngjarje  të  ndryshme  të  cilat  në  ato  raste  kur  nuk  mund  të  eliminohen  krijojnë  mundësi  për  incidente  të  renda   dhe   aksidente   ajrore, sipas një material të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Aksidentet   ajrore   shkaktojnë   dëme   njerëzore   dhe   materiale   me   ndikim   të   madh   në   opinionin   publik.   Një   seri   tërmetesh   goditën   Shqipërinë   gjatë   fundit   të   muajit  Nëntor.  Tërmetet  nuk  kanë  asnjë  efekt  tek  aeroplanët gjatë fluturimit, por transporti tokësor dhe  infrastruktura  është  shumë  më  e  ndjeshme  ndaj dëmtimeve, gjë që në fund të fundit mund të nënkuptojë vonesa apo anulime të fluturimeve.

Udhëtarët  të  cilët  planifikojnë  të  vizitojnë  zona të   goditura   nga   tërmeti   nuk   kanë   nevojë   të   shqetësohen,  por  duhet  të  mbajnë  në  mend  disa  masa  të  thjeshta  sigurie  në  mënyrë  që  të  mos  kapen  nga  paniku  nëse  toka  fillon  të  tronditet.

Pavarësisht  nëse  jeni  në  një  aeroport  apo  kudo  tjetër  në  udhëtimet  tuaja,  është  e  rëndësishme  të zbrisni në tokë dhe të paktën të mbuloni kokën dhe qafën për të mbrojtur ato pjesë të cënueshme të  trupit  tuaj  nga  rënia  e  mbetjeve  të  pjesëve  të  dëmtuara. Nëse ju ndodh të jeni në një aeroplan në tokë, kur bie një tërmet, mund të merrni të njëjtin pozicion  të  përkulur  të  cilin  do  ta  bënit  gjatë  një  uljeje emergjente. Aeroplanët janë një vend mjaft i  sigurt  për  t’u  ndodhur  gjatë  një  tërmeti,  madje edhe kur janë të parkuar në tokë.

Operatori i avionit/Shoqëria ajrore/Departamenti i shërbimeve në tokë gjatë një emergjence natyrore:• njofton  kontrollin  e  trafikut  ajrorë/menaxherin në detyrë ODM

  • dërgon personelin dhe pajisjet kryesore në fasilitete të siguruara të kompanisë
  • përgatit     evakuimin     e     fasiliteteve     të     kompanisë në rast se kjo është e nevojshme

Një  nga  shqetësimet  kur  jeni  në  terminalin  e  një  aeroporti  janë  pjesët  e  ndërtesës  që  mund  të  shemben, gjë e cila nuk përbën një shqetësim kur jeni në pistën e aeroportit.

Me  synimin  e  harmonizimit  të  të  gjithë  burimeve  njerëzore     dhe     materialeve     për     përballimin     e   emergjencave   natyrore   në   aviacionin   civil,   aeroportet  kanë  një  plan  emergjence  ku  i  gjithë  personeli  i  aeroportit  dhe  të  gjithë  qiramarrësit,  marrin  masat  e  nevojshme  për  të  mbrojtur  jetën  dhe pronën gjatë katastrofave natyrore.

Aeroporti ka procedura të caktuara për të rikuperuar operimet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që dhe siguria teknike të garantohet pas një goditjeje. Pasi kanë  përfunduar  lëkundjet  e  tërmetit,  prioriteti  i parë duhet t’i jepet verifikimit të plasaritjeve në pistë, si edhe mbetjeve që mund të paraqesin rrezik për  aeroplanët.

Një  inspektim  i  tillë  në  mënyrë  të  vazhdueshme  gjatë  ditës,  gjithsesi  pas  tërmetit  ky  veprim  përbën  një  përparësi  kryesore,  pasi  garantohet siguria teknike për fillimin e operimeve të aeroportit. Gjatë një katastrofe të shkaktuar nga natyra si tërmeti, Aeroporti  Ndërkombëtar  i  Tiranës,  merr  të  gjitha masat sa më shpejt të jetë e mundur pas  tronditjeve,  që  të  gjitha  departamentet  e   aeroportit   të   jenë   të   përfshira   në   gjendje   emergjence   dhe   të   njoftojnë   sipas   skemës   të   miratuar  të  planit  të  tyre  të  emergjencës  (për  incidentet në aeroport).

Veprimet e para janë:

  • të kontrollojë trafikun  ajror  dhe  tokësor nga zona e prekur;
  • të vendosë   personelin   dhe   pajisjet   në   gjendje gatishmërie;
  • të sigurojë  pajisjet  dhe  fasilitetet  sa  më  mirë të jetë e mundur;
  • të koordinojë  operimin  e  aeroportit,  të  dërgojë personelin dhe pasagjerët në fasilitetet e siguruara të aeroportit;
  • të organizojë  që  makinat  dhe  pajisjet  të  jenë të disponueshme;
  • të sigurojë  që  fasilitetet  e  nevojshme  të  aeroportit  të  jenë  të  siguruara  për  të  përballuar  një fatkeqësi natyrore të mundshme;
  • të instalojë  ndriçimin  e  emergjencës  kur  ajo kërkohet apo në rast ndërprerjeje të energjisë.Në   asnjë   rrethanë,   shtypi   apo   ndonjë   person   tjetër  i  paautorizuar  nuk  do  të  lejohet  brenda  vijës  së  sigurisë  deri  në  momentin  e  autorizimit  nga  drejtuesi  i  emergjencës  në  VENDNGJARJE.

Në    asnjë    moment,    punonjësit    e    Shoqërive    dhe  Organizatave  të  vendosura  në  aeroportin  ndërkombëtar    “Nënë    Tereza”    dhe/ose    nga    aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nuk do të lejohen të flasin (apo spekulojnë) në media në rast se nuk janë të autorizuar për këtë.“Si  pasojë  e  lëkundjeve  të  forta  të  tërmetit  gjatë  mëngjesit  të  datës  26  Nëntor,  përkatësisht  në  orën  03:54  minuta,  në  Aeroportin  Ndërkombëtar  “Nënë  Tereza”,  u  bë  evakuimi  i  menjëhershëm  drejt  pikave  të  grumbullimit,  si  në  zonë  tokësore  po ashtu dhe në zonë ajrore.Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e  manovrimit,  i  gjithë  perimetri  dhe  stacionet  e  karburantit.  Nga  kontrollet  e  bëra  nuk  rezultoi  të   kishte   dëme   nga   tërmeti.   Në   orën   04:28   minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht.”

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of