Në Rumani operojnë mbi 20,000 kompani me kapital gjerman

13/01/2016 10:25 AM 0 komente

Ministri i jashtëm rumun, Lazar Komanesku, zhvilloi një vizitë në Berlin të martën, me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier. Bisedimet u përqëndruan në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mbi çështjet e interesit aktual në axhendën evropiane, rajonale dhe ndërkombëtare. Një nga pikat kryesore të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet Bukureshtit dhe Berlinit në kontekstin se Gjermania këtë vit po mban presidencën e OSBE-së.

Lazar Komanesku theksoi rëndësinë e Gjermanisë si një motor ekonomik në nivel evropian dhe si një partner i Rumanisë. Mbi 20% e tregtisë së jashtme të Rumanisë lidhet me Gjermaninë dhe bilanci tregtar rumuno-gjerman është i balancuar në mënyrë të arsyeshme, ka thënë Ministri i Jashtëm rumun. Aktualisht në Rumani operojnë mbi 20,000 kompani me kapital gjerman operojnë, duke punësuar mbi 300,000 persona. RRI

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of