Motu Teta (që do të thotë “ishulli i largët”), ishulli prej 9 hektarë e gjysmë është në shitje kundrejt vlerës prej 2.5 milonë paund, shifër kjo tejet e lartë por që do t’ju bëjë pronar të një prej parajsave në jug të Paqësorit.
Imazhet e mrekullueshme tregojnë se ky është një ndër ishujt me rërë të bardhë, më shumë gjelbërim dhe që rrethohet me ujëra të kristalta.
Motu Teta ndodhet 411 kilometra larg nga Papeete, komuna e Tiputas.
Aktualisht në ishull ndodhen një një vilë fantastike, një shtëpi njëkatëshe në të cilin qëndron personeli i shërbimit dhe një tjetër shtëpi e vogël për miqtë.
Nëse në të kaluarën ishujt në Paqësor i keni konsideruar thjesht si vende të cilat mund vetëm t’i shikoni si turistë, tani ju krijohet mundësia për t’u bërë pronar të një prej tyre.
Një prej lehtësirave më të mëdha që ju krijohet në këtë ishull është se ju mund të gjeni gjithçka që do t’ju duhet në Papeete, duke filluar që nga ushqimet gurme të Francës dhe më pas produkte nga vende të ndryshme të botës.
Ky ishull konsiderohet gjithashtu edhe si një prej ishujve më të qetë, duke qenë se nodhet larg gjithçkaje. Por fluturimet nga Los Anxhelo dhe qytete të tjera vijnë në Papeete çdo ditë.
Nga Papeete në Rangiroa zgjat një orë dhe më pas ju pret një udhëtim shumë i shkurtër me varkë që do t’ju çojë në destinacion.