Në Shqipëri 1 në 5 gra që nuk punojnë, duhet të kujdesen për shtëpinë

03/08/2020 11:00 AM 0 komente

21% e grave të konsideruara inaktive në tregun e punës qëndrojnë në shtëpi duke përmbushur tregun e punës. Nga ana tjetër vetëm 1% e burrave që janë inaktivë në tregun kanë hequr dora nga puna për të njëjtën arsye.

Ndër arsyet kryesore që gratë nuk marrin pjesë në tregun e punës është pensioni i parakohshme ose dorëheqja nga biznesi, e cila përbënte 40% të grave inaktive, ndjekur nga 22% e grave që janë inaktive për shkak të shkollës, trajnimit të mëtejshëm apo punës për përvojë pa pagesë.

Sipas të dhënave të INSTAT 9.6% e grave që janë mbi 15 vjeç konsiderohen të papuna, përkundrejt burrave që kanë një normë papunësi prej 12.8%.

Gratë punojnë më shumë pa pagesë në familje

Nga ana tjetër gratë kanë shënuar përqindje më të lartë kundrejt burrave si të punësuara pa pagësë në biznesin e familjes. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 14.3% e grave aktive në tregun e punës janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Nga ana tjetër vetëm 10% e burrave aktivë konsiderohen të punësuar pa pagesë në tregun e punës.

Të dhënat nga Anketa e Forcave të Punës 2018, tregojnë se struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 25.5 % e grave janë të punësuara me page, përkundrejt 29.4% e burrave që janë të punësuar me pagë.

Më pak gra të vetëpunësuara

Po ashtu, në 2018-n gratë vazhduan të kenë një përqindje më të ulët të përqindjes së të vetëpunësuarve në tregun e punës. Kështu sipas të dhënave të INSTAT vetëm 12.5% e grave kishin një sipërmarrje të tyre. Gratë që marrin përsipër të ngrenë një biznes të tyre janë dy herë më pak në raport me burrat.

Nga ana tjetër 27.4% e burrave në 2018-n ishin të vetëpunësuar. Në total, së bashku me burrat që punojnë në bizneset e familjes përbëjnë 37.4% të totalit të burrave që angazhohen me bizneset familjare. Shqipëria renditet ndër vendet më përqindjen më të lartë të individëve që kanë zgjedhur të vetëpunësohen në sipërmarrjet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of