Negociatori kryesor i tregtisë në Kinë u përpoq të ulë tensionet me ShBA të hënën, duke thënë se mosmarrëveshja midis ekonomive më të mëdha në botë duhet të zgjidhet përmes një dialogu të matur.
“Ne jemi të gatshëm ta zgjidhim problemin përmes konsultimit dhe bashkëpunimit me një qëndrim të qetë,” tha Zëvendës Kryeministri Liu Ai, në ceremoninë e hapjes së 2019 Expo Smart China në Chongqing, njoftoi media Caixin të hënën.
“Ne vendosmërisht kundërshtojmë përshkallëzimin e luftës tregtare”, tha ai, duke shtuar se “nuk është e favorshme për Kinën, ShBA dhe interesat e njerëzve në të gjithë botën”.
Zëvendës Kryeministri Liu Ai Drejton Delegacionin Kinez të Tregtisë në Uashington.
“Kina mirëpret të gjithë investitorët e huaj, përfshirë ata nga SHBA”-, tha Liu, duke shtuar se politikë-bërësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një mjedis të favorshëm dhe të mbrojnë të drejtat e pronës. Ai theksoi se Kina ka mjete të bollshme makro-politike për të siguruar që bazat ekonomike të vendit kanë “vrull të mirë”.
Kina të premten kërcënoi të vendosë më shumë tarifa mbi 75 miliardë dollarë të mallrave amerikane, duke bërë që Presidenti Donald Trump të shpallë tarifa edhe më të larta për mallrat kineze dhe të thërrasë kompanitë amerikane të tërhiqen nga ekonomia më e madhe e Azisë.
/ BLOOMBERG