Më 3 dhjetor 1992 u dërgua SMS i parë në histori, me tekstin “Merry Christmas” (Gëzuar Krishtlindjet). Ai u dërgua nga kompjuteri i inxhinierit anglez, Neil Papworth
SMS i parë në histori, pararojë e revolucionit kulturor dhe teknologjik, u dërgua më 3 dhjetor 1992, nga inxhinieri britanik Neil Papworth.
Ai u nis nga një kompjuter te një celular, në rrjetin GSM Vodafone. Teksti i SMS të parë në histori ishte “Merry Christmas”. Ndërsa SMS i parë nga celulari në celular, u dërgua në fillim të vitit 1993 nga një praktikant i Nokia-s.
Estetika e celularëve të parë ishte shumë e trashë dhe shumë e ngjashme në ato kohëra. Telefonat ishin shumë të ngjashëm me telefonat aktualë pa tel dhe përdorimi teknologjik ishte shumë i kufizuar; me një telefon të asokohe mezi mund të bëhej një telefonatë. Për këtë arsye, inxhinieri Neil Papworth u detyrua të përdorte kompjuterin e tij për të dërguar një mesazh që ishte thjesht një urim me 15 karaktere.
SMS i parë i shkëmbyer mes dy telefonave mobile daton në vitin 1993 falë finlandezit Riku Pihkonen – një praktikant te Nokia. Megjithatë, merita i mbetet inxhinierit anglez,Neil Papworth, pasi ishte ai që bëri një revolucion të vërtetë komunikimi dhe teknologjik.
Dërgimi i SMS-ve i përket një fenomeni të vërtetë masiv, i cili me kalimin e viteve ka ndryshuar tërësisht mënyrën dhe gjuhët e komunikimit, si dhe vetë përdorimin e pajisjeve celulare. Shpërthimi i gjuhës SMS ndodhi në fund të viteve ‘90 kur, për mijëra adoleshentë, telefoni celular u bë i rëndësishëm; një mënyrë për të komunikuar nga larg, edhe pse me 160 karaktere.
SMS e parë në histori, evolucioni i mesazheve dhe gjuhëve të komunikimit
Me kalimin e viteve, u përhap përdorimi i termit SMS, si një emërtim për të përkufizuar një mesazh të vetëm kur në fakt SMS, akronimi i Short Message Service, përfaqëson shërbimin që lejon dërgimin e tij.
Gjuha e përdorur, edhe për shkak të numrit të kufizuar të karaktereve për t’u shprehur, ndikon në komunikimin e të rinjve; bëhet fjalë për një mënyrë të shkruari jashtëzakonisht koncize, me shkurtime origjinale që hyjnë në zhargonin e të rinjve dhe në komunikimin komercial.
Sot, megjithatë, historia e SMS-ve është në rënie; që nga mesazhi i parë në histori, kemi kaluar te aplikacionet në smartphone për mesazhe të çastit, duke e kthyer në të vjetruar mesazhin klasik me tekst. Ndër to, më i njohuri është i famshmi WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të çastit i lidhur me tablet-ët dhe smartphone.