Nëntë raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vend, nderkohë pas më shumë se tre javësh, është shënuar viktima e 32 nga virusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Rastet e reja janë përkatësisht: pesë në Tiranë, tre në Durrës, një në Shkodër.
Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”.
Gjashte persona janë shëruar në 24 orë.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë e Shkodër”.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv janë të shtruar 15 pacientë dhe 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.