Nëntë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 245 persona të testuar të dyshuar me Covid-19.
“Nga rezultatet e testimeve, 5 raste janë në Tiranë dhe 4 në Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 8,498 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 782 raste, prej tyre janë 488 janë shëruar”.
Situata epidiemologjike në vendin tonë është në nivele të qëndrueshme.
“Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës të të shëruarve. Për këtë arsye përveç zonave që kanë qënë të paprekura nga koronavirusi, është zgjeruar edhe harta e zonave të gjelbërta edhe në ato bashki që paraqesin një risk më të ulët të infeksionit. Aktualisht në Shqipëri janë 263 persona të prekur aktivë, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë nevojë për hospitalizim”.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë dhe vetëm shtatë prej tyre janë në terapi intensive. 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.