Sikundër përcjell sondazhi i agjencisë Demographia sipas raportit të aftësisë paguese të popullsisë dhe çmimi i pasurive të patundshme, Hong-Kongu rezulton vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar.
Në fakt cmimi mesatar për një apartament në Hong-Kong është 19 herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore dhe Hong-Kongu për vitin e gjashtë radhazi kryeson tashmë tabelën si vendi më i shtrenjtë.
Në lagjen e famshme Kovlun kostoja për një metër katror arrin në 14 mijë dollarë.
Hong-Kongu, pasohet nga Sydney, ku çmimi mesatar për një apartament është 12.2 herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore, ndërsa vendin e tretë e zë Vancouve.