Nëse kërkoni të siguroni një staf të përqendruar dhe produktiv shpesh ka të ngjarë të jetë një sfidë e vështirë. Truku qëndron në faktin se duhet të punoni me ta, jo kundër tyre, për të arritur realizimin e objektivëve.
Në një rast të tillë përpiquni të provoni këto strategji për të siguruar punonjës të fokusuar dhe të pozicionuar ashtu sikundër i kërkon e mira e kompanisë suaj:
Përpiquni të zhvilloni një diskutim të përditshëm
Kërkoni nga cdo anëtar i ekipit i cili ka probleme ose sfida individuale që të sjellë gjithcka në vëmendjen pas takimit në mënyrë që të mos humbisni kohën e grupit për çështje të vogla.
Manaxhoni konfliktin
Mbani nën kontroll konfliktet midis punonjësve në mënyrë që të mund të adresoni problemet e vogla më parë se ato të mund të kthehen në të mëdha duke u treguar diplomatik.
Zgjidhni përfundimisht problemet kronike
Nëse vijoni të përballeni me të njëjtin problem konsideroni largimin e punonjësit duke zgjidhur përfundimisht problemin e kthyer tashmë në kronik.
Përpiquni të ruani një komunikim ‘360-gradë’
Kushtoni vëmendje dhe dëgjoni me përqëndrim punonjësit tuaj, dhe përpiquni të siguroni se po tregoheni të arsyeshëm dhe mbështetës.
Ofroni besim për punonjësit tuaj
Nëse pranoni se gabimet ndodhin një lëvizje e tillë mund të ndihmojë, teksa mbështesni stafi tuaj për ti korrigjuar ato gabime si dhe të fuqizoni punonjësit tuaj, dhe ata ka të ngjarë të jenë në gjendje të veprojnë me më shumë besim dhe autoritet.
Ofroni mirënjohje publike ndaj stafit
Mendoni fuqishëm rreth sjelljeve të mira që doni të përforconi, dhe falënderoni publikisht ata punonjës të cilët tashmë po i kryejnë ato aktivitete.