Nëse shtëpia është aty ku ndodhet zemra, puna është aty ku ka WiFi

18/11/2019 4:28 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Teknologjia u ka krijuar mundësinë miliona amerikanëve – dhe shumë të tjerë në të gjithë botën – të punojnë në shtëpi, nëpër parqe, nëpër bare etj. Nëse shtëpia është aty ku ndodhet zemra, puna sot është aty ku ka WiFi.

Sipas GlobalWorkplaceAnalytics.com (GWA), – Zyra e Censusit në SHBA vlerëson se rreth 4,7 milionë persona të punësuar (3,4 % e forcës së punës në Amerikë) kanë punuar rregullisht nga shtëpia në vitin 2017, me një rritje me 159 % krahasuar me vitin 2015. Padyshim, kjo shifër është rritur që prej atëherë.

Në raportin e GWA ka edhe përfundime të tjera interesante: “80 – 90 % e punonjësve amerikanë thonë se ata “do të dëshironin të punonin nga shtëpia”’; në shumë kompani të mëdha, “tryezat e punës janë të lira në 50 – 60 % të kohës” pasi shumë punonjës punojnë nga shtëpia; “dy deri në tri ditë në javë duket se është ideale për të gjetur ekuilibrin mes një pune në përqendrim të plotë (nga shtëpia) dhe punës në grup (në zyrë).

Gjithë kjo ngre pyetje interesante. Duke parë garën për tërheqjen e talenteve dhe tendencës për marrëveshje “punë fleksibël”, pse kaq pak punëdhënës – vetëm 23 % sipas një kërkimi të fundit të Manpower Group, që ofrojnë mundësi të tilla? Sepse nuk e shohin punën fleksibël si një “detyrim të kompanisë”.

A janë drejtuesit e kompanisë kaq konfuzë dhe të papërgatitur sa të mos e përballojnë dot ndryshimin e rutinës? A kanë ata frikë se punonjësit mund të përfitojnë nga kjo gjë dhe ta përdorin kohën e tyre për diçka tjetër, kur duhet të punojnë? Apo ngurrojnë ta pranojnë punën fleksibël për arsye legjitime?

Përgjigjja, siç ndodh shpesh, është po, po, po, po… Ka pak të vërteta në të gjitha këto pyetje. Disa nga shqetësimet në lidhje me marrëveshjet e punës fleksibël kanë baza. Ne të gjithë e dimë nga studime të kryera gjatë viteve dhe përvoja, për shembull, se bashkëpunimi (formal dhe informal), zgjidhja e problemeve dhe lidhja që krijohet në zyrë mund të ndërtojë ekipe më të forta, të rrisë angazhimin e punonjësve dhe të krijojë në kulturë pune.

Në anën tjetër, dimë gjithashtu, se të punosh në distancë dhe të jesh online “24 orë në 7 ditë të javës” dhe të “të flesh me telefonin në duar” – siç e përshkroi profesori i Leslie Perloë nga Harvard Business School në librin e tij në vitin 2012, mund të mjegullojë kufirin midis punës dhe shtëpisë, të nxisë izolimin, të rrisë stresin si dhe mbingarkesën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, puna fleksibël nuk do të thotë të mos shkosh kurrë në zyrë. Siç thekson American Psychological Association’s Center për Organizational Excellence, përveç të punuarit nga shtëpia, ekzistojnë edhe mënyra të tjera të punës fleksibël, si orare pune fleksibël, javë fleksibël etj.

Nga ana tjetër, sigurisht, gjithçka varet nga njerëzit. Nëse kompanitë shpresojnë të tërheqin njerëz të aftë dhe t’i mbajnë ata sa më gjatë, vetëm paga e mirë dhe disa përfitime mund të mos jetë më të mjaftueshme. Ato duhet ta kuptojnë se teknologjia, në të mirë apo në të keq, i ka lidhur shumë punonjës me vendin e punës, edhe kur ata nuk janë para tryezës, me pasoja lodhjen, stresin, e ndonjëherë, ndjenjën e fajit. Për këtë arsye, puna fleksibël mund të jetë një mënyrë për të reduktuar në minimum këto efekte anësore.

*Grant Freeland, bashkëpunëtor
Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of