Më 14 janar do të zhvillohet në Tiranë konferenca e titulluar “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri” e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe “World Turism Organization” (UNWTO).
Kjo konferencë merr shkasë nga pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit që Shqipërinë, veçanërisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës.
Në konferencë do të mbajnë një fjalë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, drejtori ekzekutiv i UNWTO, Alessandra Priante, drejtore e Departamentit për Evropë në këtë organizatë, Harry Theoharis, ministër i Turizmit të Greqisë, Anna Laura Orrico, sekretare shtetit pranë Ministrisë së Kulturës së Italisë, Zravko Pocivalsek, ministër i Ekonomisë së Slloveninë, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Lyuben Kanchev, ministër i Turizmit të Bullgarisë, Renata Pindzo, nga Ministria e Tregtisë dhe Turizmit të Serbisë, Frano Matusiç, nga Ministria e Turizmit të Kroacisë, Endrit Shala, ministër në detyrës i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës si dhe Damir Davidoviç, nga Ministria për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi.
“Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Me pjesëmarrjen e ministrave por edhe agjencive lidere të turizmit në rajon, me përfaqësues të hoteleve më të rëndësishëm ,me operatorët turistikë në vend, me kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama ky do te jetë eventi më i rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri”, tha ministri i turizmit dhe mjedisit, z.Blendi Klosi.
Konferenca zhvillohet në hotel Maritim Plaza, nga ora 9.30.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.