Ndarja e fjalëkalimeve të Netflix është një praktikë e zakontë, por nuk është më një ide e mirë, për shumë arsye. Raportohet se, si pasojë e rënies së fitimeve këtë vit dhe numrit të abonentëve, shërbimi i famshëm streaming do të zbatojë disa masa për ndarjen e fjalëkalimeve jashtë familjes suaj.
Duke nisur nga viti 2023, Netflix do t’u kërkojë atyre që ndajnë fjalëkalimet të paguajnë një shumë ekstra – platforma e streaming e ka testuar tashmë këtë shtesë prej 3 dollarësh në disa vende. Megjithatë, Netflix mundet që thjesht t’i detyrojë njerëzit të regjistrohen si një llogari e dytë, për një abonim me çmim disi më të ulët.
Masat e Netflix mbi ndarjen e fjalëkalimeve
Herët ose vonë do të ndodhte – Netflix ka mbyllur njërin sy mbi ndarjen e fjalëkalimeve, edhe pse shkel kushtet e shërbimit të platformës streaming. Por Netflix ka mundur të shohë në anën tjetër kur ishte mirë, dhe problemet e fundit po e detyrojnë të gjejë mënyra të reja për të rritur numrin e abonentëve dhe të ardhurat. Nga prilli në korrik, Netflix ka humbur thuajse 1 milion abonentë, pasi gjithnjë e më shumë njerëz kanë vendosur ta braktisin shërbimin.
Sipas MacRumors, rreth 222 milionë familje që paguajnë, i ndajnë fjalëkalimet me 100 milionë familje të tjera, prej të cilave Netflix kërkon të fitojë para.
Netflix ka prezantuar një plan reklamash që të joshë më shumë njerëz që të regjistrohen në platformë mes një krize globale të kostos së jetesës. Megjithatë, sipas The Verge, fillimi ka qenë i ngadaltë. Vetëm 9% e regjistrimeve në Netflix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë nëntorit lidheshin me planin “Basic with Ads”, duke e bërë më pak të përhapur tek opsionet e planit të tyre, zbulojnë të dhënat e reja nga kompania analitike Antenna
Përveç abonimeve te plani “Basic with Ads” që janë regjistruar te Netflix, Antenna vëzhgoi se 0,1% e abonentëve ekzistues në Netflix në Shtetet e Bashkuara ka kaluar në planin “Basic with Ads” në muajin nëntor.
Kur Netflis të nisë të zbatojë planin e masave për ndarjen e fjalëkalimeve, do të jetë në gjendje të kuptojë nëse do të përpiqeni të vijoni ta bëni. Netflix mbledh një sasi të madhe të dhënash nga përdoruesit dhe ndarja e fjalëkalimeve mund të zbulohet nëpërmjet adresave IP, ID të pajisjeve dhe aktivitetit të account-eve.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se ndarja e fjalëkalimeve te Netflix mund të jetë e paligjshme
Te përdoruesit britanikë të Netflix, situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar. Autoriteti i Mbikëqyrjes në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se po e cilëson ndarjen e fjalëkalimeve, të paligjshme. Zyra e Pronësisë Intelektuale ka publikuar një udhëzim të ri së bashku me drejtuesin e Facebook, Meta, i cili thotë:
“Pirateria është një problem i rëndësishëm për industrinë e argëtimit dhe krijimtarinë. Shtimi i imazheve në Internet në llogaritë tuaja, pa autorizim, apo shikimi i një filmi, serive TV apo ngjarjeve sportive drejtpërdrejt nëpërmjet Kodi boxes, Fire Sticks të hakeruar apo aplikacione duke mos paguar një abonim, është një shkelje e së drejtës së autorit dhe mund të jeni duke kryer një krim”.
Pse ndarja e fjalëkalimeve është shpesh një ide e keqe
Shumë njerëz ndajnë fjalëkalime për shërbime streaming, por kjo mund të jetë e dëmshme edhe për sigurinë tuaj.
Shpesh njerëzit mund të zgjedhin fjalëkalime të dobëta apo të thjeshta, të lehta për t’u mbajtur mend dhe i përsërisin ato në shërbime të ndryshme. Fjalëkalimet mund të ndahen në mënyrë të sigurt, duke përdorur faqe të ndryshme për menaxhimin e fjalëkalimeve, por shumë njerëz nuk i dinë këto funksione.
/ Forbes