Viti 2020, për Hollywood, ishte katastrofik, me pandeminë e koronavirusit që e ka lënë industrinë e argëtimit gojëhapur. Por humbja e Hollywood është fitorja e Netflix.
Netflix ka përfituar gjatë këtij viti, ndërkohë që njerëzit u detyruan të qëndrojnë me forcë në shtëpi gjatë krizës globale shëndetësore. Kompania regjistroi fitime kolosale në dy tremujorët e fundit, që kanë kontribuar me rritjen e aksioneve të saj me thuajse 70% këtë vit. Tani, investitorët janë në ankth të dinë nëse rritja e Netflix do të vijojë edhe vitin tjetër.
Shoqëria do t’i publikojë fitimet e tremujorit të tretë pas fushatës së të martës. Wall Street do të mbajë në vëzhgim rritjen e abonentëve (siç ndodh gjithnjë me Netflix). Megjithatë, vëmendja do të përqendrohet tek ecuria e kompanisë në tremujorin e ardhshëm dhe vitin tjetër, sipas Bernie McTernan, analist në Rosenblatt Securities.
Parashikimi prej 2,5 milionë abonentësh në Netflix në tremujorin e tretë është “një numër konservator” që kompania duhet të kapërcejë, sipas McTernan. Megjithatë mund të jetë një tregues që viti tjetër mund të jetë shumë më i dobët se 2020.
“Mendojmë se në 2021, rritja e abonentëve do të ngadalësohet në mënyrë të ndjeshme” tha ai për CNN Business. “Mendojmë se parashikimet për vitin tjetër do të jenë të vështira për Netflix”. Ai tha se kompania mund të rrisë çmimet, gjë që mund të çojë te largimi i disa abonentëve. Ajo mund të përballet me një konkurrencë më të madhe nga Disney+, numri i abonentëve të së cilës është rritur më shumë se 60 milionë në më pak se një vit.
Burimi: CNN