Neymar, jashtë “Best FIFA Men’s Player”, nuk ka shpërblime

02/08/2019 7:47 PM 0 komente

Është njoftuar lista e dhjetë kandidatëve për “The Best FIFA Men’s Player”, një listë me 10 futbollistë, midis të cilëve do të votohet më i miri i këtij sezoni. Nga kjo listë mbetet jashtë braziliani Neymar, sulmuesit i ekipit francez të Paris Saint-Germain. Për shkak të kësaj mungese, me anë të një klauzole, nuk do të ketë mundësi as për rritjen e pagës.

Siç bën të ditur “AS”, futbollisti duhet të heqë dorë nga 3 milionë euro, pasi nuk është përfshirë në këtë listë. Kjo i shtohet edhe gjobës pasi është paraqitur me vonesë në grumbullimin e lojtarëve të PSG pas pushimeve verore.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo Araújo, ka hapur një çështje kundër sulmuesit, pasi ky i fundit është paraqitur me vonesë pas Kupës së Amerikës, edhe pse nuk ka marrë pjesë në turne. Zërat flasin për një gjobë 2 milionë euro, por Football Leaks shpjegoi që gjoba duhet të jetë rreth 375 mijë euro në muaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of