Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

23/06/2021 12:30 PM 0 komente

Mali i Zi ka marrë vendimin që të hiqet taksa kufitare me Kosovën. Nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku duke shtuar se për shkak të problemeve teknike është shtyrë zbatimi i saj për një muaj.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi” ka thënë Mazreku.

Ndërsa, për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku në një deklarim për media ka thënë se për BSK-në kjo nuk do të paraqet problem.

“Është një vendim që i paraprinë një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi tha se nga 1 korriku Qeveria do ta merr përsipër që të mbulohet ky shpenzim.

“Ky vendim na hap rrugën që së bashku me BQK dhe BSK e marrim përsipër që Qeveria ta mbulojmë këtë pagesë. Mbulimi do të filloj nga 1 korrik. Është një mbulim i përkohshëm. Kosova duhet të gjejë një zgjedhje që të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër”, tha Murati.

Javë më parë ishte bërë një njoftim publik ku ishte theksuar se të parët që kaluan kufirin pa paguar taksë në kufi ishin mediat kosovare që vizituan Ulqinin për të promovuar vlerat Ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of