Rregullatori i Telekomunikacionit në Kosovë, ARKEP, përmes një raporti studimor, që e ka publikuar për herë të parë, ka evidentuar statistika që nxjerrin operatorin publik Vala dhe Telekomi i Kosovës, lider në tregun vendor, pasi që ofron shërbime më të mira, kualitative dhe është më pranë konsumatorit.
Agron Mustafa, kreu i saj, njoftoi se nga fillimi i muajit maj kompania “Vala” do të mund të ofrojë teknologjinë 4G.
“Në periudhën e ardhshme do të ndryshojë strategjia e menaxhimit, do të ndryshojë plani i biznesit dhe do të punohet në drejtim për të qenë sa më afër me konsumatorin.”-deklaroi ai, shkruan Telegrafi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.