Që nga 1 shtatori me datën 30 shtator do të jetë i hapur afati për aplikimin për çmime të barnave në Kosovë.
Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale në takimin që ka mbajtur ka marrë disa vendime në funksion të zbatimit të plotë të Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicinale në sektorin farmaceutik në vend.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , ky udhëzim do të rregullojë çmimet e produkteve të cilat janë pjesë e furnizimeve për institucione publike shëndetësore, atyre të cilat do të jenë të reimbursuara nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe në fund.
Por jo më pak e rëndësishme, për produktet medicinale të cilat janë subjekt i përshkrimit mjekësor (recetës) në mënyrë që të adresojmë në tërësi këtë problematikë të çmimeve të produkteve medicinale.
“Komisioni në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Rregulloren e punës si dhe anëtarët e komisionit kanë nënshkruar deklaratën mbi konfliktin e interesit. Sipas afateve të përcaktuara në këtë fazë është aprovuar edhe Plani i veprimit si dhe afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinave”.
“Kjo periudhë është vendosur të jetë prej 1 – 30 Shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim”, thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.