Nga 24 dhjetori ora policore fillon në 20:30. Pezullohen fluturimet me Anglinë, karantinë 14 ditë për të ardhurit

21/12/2020 2:55 PM 2 komente

Nga 24 dhjetori vendi izolohet nga ora 20:30 deri në 6 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 4 janar.

“Duke qenë se kemi hyrë në një periudhë të festave, bazuar në vlerësimin e riskut që sjellin grumbullimet dhe shtimi i kontakteve, pas kësaj analize të situatës kemi marrë disa vendime.
Kemi vendosur:
– Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
– Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
– Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.
– Po ashtu rekomandojmë të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore”.

Pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në Angli, Shqipëri ka vendosur anulimin e fluturimeve drejt saj. Për këdo që vjen nga ky vend duhet të karanitnohet 14 ditë.

“Nisur nga rekomandime e vendosura për të kufizuar rriskun e përhapjes pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2. “.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se të gjitha këto masa do të rivlerësohen në mënyrë dinamike.

“Pra, nëse do të jetë e nevojshme dhe do të rivlerësohet situata ashtu sikurse është bërë deri më sot, do të merren masa të reja, apo do të rivlerësohen ato ekzistuese. Gjithmonë me synim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

2
Komente

avatar
1 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
OrnelaMirat Parllaku Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Mirat Parllaku
Guest
Mirat Parllaku

Pershendetje

Kisha nje pyetje per Karantinimin dhe ju lutem nese mund te me ktheni nje pergjigje sa me shpejte te jete e mundur!

14 dite karantine e detyrueshme ne kushte shtepie apo ne ndonje hotel te zgjedhur nga qeveria Shqipetare?

Ju faleminderit

Ornela
Editor

besojme ne shtepi, se nuk ka perzgjedhje hotelesh