Nga 26 janari edhe SHBA kërkon test negativ të Covid për fluturimet

22/01/2021 4:49 PM 0 komente

Tirana International Airport ka njoftuar pasagjerët se duke filluar nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni.

“Nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht, do të duhet të testoheni jo më shumë se 3 ditë para se të udhëtoni me avion në Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) dhe të tregoni rezultatin tuaj negativ tek linja ajrore para se të hipni në fluturimin tuaj, ose të jeni të përgatitur për të treguar dokumentacionin e rikuperimit (prova e një testi viral pozitiv të kohëve të fundit dhe një letër nga një zyrtar i shëndetit publik, që deklaron se jeni të pastër për të udhëtuar)”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të parandalimit të sëmundjeve të SHBA-ve.

Më herët edhe Franca vendosi test negativ PCR për vendet europiane dhe jashtë saj.

Franca kërkon test negativ për udhëtarët e BE-së, duke filluar nga e diela

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of