Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe njoftuar në seancë plenare më 17.10.2019 është miratuar programi i Kuvendit për periudhën 21 tetor – 13 dhjetor 2019 ku veçohet si risi p/ligji “Për censusin e popullsisë” ndërkohë që vazhdojnë çështjet e mbartura. Kërkesa “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës” vijon në axhendën e Kuvendit edhe pse Komisioni i Venecias nuk gjeti aryse për shkarkim ndërkohë që janë rimarrë në shqyrtim edhe çështjet që kanë të bëjnë me buxhetin faktik dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në axhendë është rifutur projektvendimi “Për shkarkimin e zotit Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” dhe ai “Për emërimin anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni” – dy propozime.
Shumë p-vendime dhe pligje shtyhen pafund duke përkeqësuar dukshëm performancën e Kuvendit si organi më i lartë në Republikë e me efekte te institucionet e pavarura që raportojnë pranë këtij institucioni. Për shembull meëgjithëse kanë kaluar 20 muaj Kuvendi ende se ka miratuar projektvendimin “Për auditimin e llogarive financiare të KLSH-së për periudhën 2002-2017” dhe as raportin e veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018.
Gjatë periudhës tre javore Kuvendi do të diskutojë ndryshimet në ligjin për komunikimet elektronike, ndryshimet në ligjin për mediat, p-gjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport” etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.