Drejtuesit e tronditur të bizneseve, nga Mumbai në Denver u zgjuan të premten për tu përballur me vendime të vështira rreth asaj se si do të reagojnë ndaj votimit të Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian.
Në Britani, biznese si ndryshme si grupi inxhinierik Rolls-Royce (RR.L), gjiganti i barnave AstraZeneca (AZN.L), ndërtuesit dhe dhe krijuesit e uiskit skocez po përgatiten për telashe në afat të shkurtër dhe të gjatë, teksa paundi është zhytur në nivelet më të ulëta që nga viti 1985.
Bizneset e mëdha – me përjashtime shumë të pakta – kanë qenë në favor të qëndrimit në bllokun më të madh tregtar në botë, kryesisht për shkak të lehtësinë së qasjes tek 500 milionë konsumatorë evropianë.
“Në javët dhe muajt përpara do të jetë një kohë nervoze për udhëheqësit e biznesit,” tha Simon Walker, drejtor i përgjithshëm i lobit të biznesit britanik.
Jaguar Land Rover, prodhuesi automobilistik më i madh i Britanisë, ka vlerësuar se fitimi i saj vjetor mund të tkurret me 1 miliardë paund (1,4 miliardë $) deri në vitin 2020, nëse Britania do të përfshihet në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për tregti me Evropën.
Aksionet e pronarit të kompanisë, Indisë Tata Motors (TAMO.NS), ranë më shumë se 10 për qind.
Krijuesit e uiskit skocez, të cilët eksportojnë rreth 90 për qind të asaj që ata prodhojnë, kanë theksuar rëndësinë e BE-së, e cila gllabëron rreth një të tretën e këtyre eksporteve, por edhe ndikimi që dalja nga anëtarësimi në BE i jep në negociatat me tregje me rritje të shpejtë të tilla si India, e cila ka një tarifë 150 për qind në pijet e importuara.
Disa investitorë paralajmëruan për një recesion të mundshëm britanik apo edhe global, teksa paundi ra në nivelet më të ulëta që nga viti 1985, ndërsa indeksi FTSE në bursë ka rënë 8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.