Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka marrë vendim për rifillimin e mbajtjes së testimeve të patentave për shoferët e rinj.
Mbajtja e testimeve do të nis nga e hëna me 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.
Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Njoftimi i plotë i MI-së:
Ministria e Infrastrukturës, njofton kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë, duke filluar nga 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, si në vijim:
- Zbatimin e masave anti Covid-19 dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH (Manuali),
- Sipas rekomandimeve, të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),
- Pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (paku 1.5m2),
Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
- Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
- Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,
- Në hyrje të objekteve të NJPSH-ve dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.
- Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër).
Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikëqyret nga institucionet relevante.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.