Duke filluar nga e marta, në vend rikthehen rregullat që ishin në fuqi para datës 24 dhjetor. Konkretisht fasha e orarit të lëvizjes zgjerohet deri në orën 22:00.
“Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
– Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”, u tha në deklaratën e 21 dhjetorit.
Karantina do të vijojë për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve prej orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Nga ky rregull përjashtohen personat që iu duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, pune apo edhe nevoja të tjera të domosdoshme, duke u pajisur me një leje në portalin e-Albania.
Nga e marta, po ashtu fillon edhe mësimi online për universitetet, ndërsa për sistemin parauniversitar mësimi pritet të fillojë më 11 janar me program alternativë, fizike dhe në distancë.
Në datën 6 janar pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marri vendimin në lidhje me pezullimin e fluturimeve me Britaninë.
“Nisur nga rekomandime e vendosura për të kufizuar rriskun e përhapjes pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2″.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.