Kriza e Gjermanisë mbi politikën e emigracionit duket se po hyn në një fazë kritike, duke cënuar kështu të ardhmen politike të kancelares Angela Merkel dhe gjithashtu, duke ndikuar të gjithë Evropën.
Merkel do të takohet me anëtarët e lartë të Bashkimit të saj kristian-demokrat në selinë e partisë në Berlin dhe planifikon të mbajë një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës së hënë. Në diskutim do të jetë një ultimatum i vendosur nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili drejton partinë e saj bavareze, për të urdhëruar emigrantët të largohen nga kufiri i Gjermanisë, në kontradiktë të drejtpërdrejtë me qëndrimin e kancelares.
Partia e Seehofer, një nga tre në koalicionin e Merkel, është gati t’i japë Merkelit një afat prej dy javësh për të arritur një marrëveshje evropiane që do të lehtësonte kthimin e emigrantëve në vendet në të cilat ishin regjistruar së pari. Kërkesa ka gjasa të miratohet në një takim të ekzekutivit të Bashkimit Kristian Social në Mynih të hënën, tha sekretari i përgjithshëm Markus Blume për median vendase ZDF. Merkel duhet ndërkohë duhet të vendosë nëse do ta shkarkojë Seehoferin për mosbindje dhe të rrezikojë një përçarje me CSU.
“Rezultati është “kriza më e keqe e 13 viteve të saj në detyrë”, tha Holger Schmieding, krye ekonomisti në Berenberg në Londër. “Nëse CSU-ja bavareze nuk pajtohet me ndonjë kompromis mbi politikën e emigracionit, qeveria e saj aktuale mund të bjerë së shpejti.” Ai shtoi megjithatë se ai mendonte se skenari i mosmarrëveshjes “nuk ka gjasa”.
Migrimi është “një sfidë evropiane që kërkon një përgjigje evropiane”, tha Merkel në podcastin e saj të përjavshëm të shtunën. “E shoh atë si një nga çështjet më vendimtare në mbajtjen e Evropës së bashku”.
Ajo këmbëngul se veprimi i njëanshëm i Gjermanisë do të shkaktonte një krizë më të gjerë dhe tani do të përdorë përgatitjet për një samit të 28 dhe 29 qershorit të udhëheqësve të BE-së për të arritur një marrëveshje.
Refuzimi i Italisë
Qeveria e Pesë Yjeve të Italisë tashmë po sinjalizon synimin e saj për të sfiduar konventën ndërkombëtare duke refuzuar ankorimin në portpër anijet e refugjatëve. Ndëkrohë, po rriten tensionet me Francën, Spanjën dhe Maltën. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha në fundjavë se Italia nuk do të lejojë të afrohen në brigjet e saj dy anije që dyshohet se mbanin emigrantë dhe azilkërkues nga Libia.
Kancelari gjerman do të zhvillojë bisedime me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Berlin të hënën. Merkel pastaj do të diskutojë mbi emigrimin me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një takimi të përbashkët qeveritar, jashtë Berlinit të martën.