Që Kylian Mbappé ishte bërë futbollisti më i paguar në botë, kjo ishte vërtetuar mirë, por që ai të thyente çdo lloj rekordi ekonomik në nivel sportiv, kishte ende një dyshim të vogël. E megjithatë, edhe kjo paqartësi është shuar….
Dje, gazeta parisiene Le Parisien zbuloi detajet e kontratës së famshme që PSG e miliarderit sheik Nasser Al-Khelaïfi – i cili ka marrë edhe mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron – i ka propozuar Kylian Mbappé për të qëndruar në Paris, duke u dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Real Madrid i Florentino Perez – rival edhe në biznes i Al-Khelaïfi për çështjen e Superligës.
Kontrata e Kylian Mbappé te Psg
636 milionë euro në tre vjet. Kjo është shifra rekord që e ka bindur Kylian Mbappé të qëndrojë në Paris, në krah të dy yjeve të tjera të futbollit: Lionel Messi dhe Neymar Jr. Edhe këta dy të fundit kanë hyrë në histori për kontratat e pasura të nënshkruara në të shkuarën – Pleshti kur ishte te Barcelona dhe Neymar, pikërisht te PSG.
Në detaje, sipas Le Parisien, rinovimi i kontratës për dy vjet, me mundësi zgjatje në vitin e tretë (deri në vitin 2025), për Kylian Mbappé parashikon:
• pagë 72 milionë euro bruto në sezon (216 milionë në tre vjet)
• bonus nënshkrimi 180 milionë euro (i ndarë në tre këste)
• bonus ‘besnikërie’ 240 milionë euro nëse qëndron për tre vjet te Psg. Më në detaje, parashikon 70 milionë euro nëse nuk largohet nga PSG në qershor 2023, 80 milionë nëse nuk largohet në qershor 2024, 90 milionë nëse nuk transferohet në qershor 2025.
588 mijë euro në ditë
Duke u mbështetur në këto shifra, nëse do të qëndronte deri në vitin 2025 te PSG, Kylian Mbappé do të fitonte në vit, mesatarisht 212 milionë euro, ose 17,6 milionë euro në muaj. Mbappé do të fitojë rreth 588 mijë euro në ditë, ose pak a shumë 24 mijë euro në orë dhe 408 euro në minutë.
Kontratat më fitimprurëse në futboll dhe në sport
Sky Sport thekson se me këtë kontratë Mbappé thyen rekordet e vendosura në botën e futbollit nga shokët e skuadrës, Messi dhe Neymar, si dhe nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, tashmë te Manchester United.
5 kontratat më fitimprurëse në futboll
1. Kylian Mbappé (PSG): 636 milionë euro në 3 vjet (2022-25)
2. Lionel Messi (Barcelona): 555 milionë euro në 4 vjet (2017-21)
3. Neymar Jr. (Psg): 267 milionë euro në 6 vjet (2017-23)
4. Cristiano Ronaldo (Juventus): 220 milionë euro në 4 vjet (2018-22)
5. Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 220 mln në 5 vjet (2016-21)
Edhe në botën e sportit, kontrata e nënshkruar nga Kylian Mbappé është më fitimprurësja në histori
1. Kylian Mbappé (PSG): 636 milionë euro në 3 vjet (2022-25)
2. Lionel Messi (Barcelona): 555 milionë euro në 4 vjet (2017-21)
3. Patrick Mahomes (Kansas City – futboll amerikan): 510 milionë euro në 10 vjet (2010)
4. Floyd Mayweather (boks): 456 milionë euro në 6 përballje (2013)
5. Mike Trout (LA Angels/bejsboll): 432 milionë euro në 12 vjet (2019)
/ Forbes