Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se planeti ynë është ndërtuar mbi katër shtresa shkëmbinjsh, mineralesh dhe magme, të depozituara gjatë miliona viteve ekzistencë.
Por, studiuesit tani mendojnë se bota ka pesë shtresa të mëdha, pasi zbuluan një sferë hekuri të gjerë 400 milje, të pazbuluar më parë, në bërthamën e brendshme të Tokës.
Zbulimi mund t’i ndihmojë ekspertët të kuptojnë më shumë rreth origjinës së planetit tonë.
Gjithashtu, nën këmbët tona ka shtresa të fshehura të historisë, rrugë, qytete dhe mënyra jetese që janë mbuluar dhe harruar me kalimin e kohës.
Ndërsa gërmojmë në ata kapituj të humbur, historitë kanë një mënyrë për të marrë përsëri jetë.
Zbulimi
Kur inxhinierët gërmuan një tunel nën arkitekturën shekullore të Amsterdamit, për të ndërtuar linjën e metrosë Veri-Jug, ishte një kthim pas në kohë.
Operacioni i mundimshëm 15-vjeçar rezultoi në një sistem treni dhe një muze nëntokësor, të mbushur me 10,000 artefakte të zbuluara gjatë procesit.
Arkeologët gjetën një mori objektesh, duke përfshirë predha 115,000-vjeçare, relike mesjetare dhe madje edhe telefona celularë të vjetër.
Vizitorët mund të shohin artikujt e ekspozuar në stacionin Rokin, ku u gjetën shumë prej objekteve që zbulojnë të kaluarën e Amsterdamit.
Kuriozitete
Një kërpudhë në formë zile, që njerëzit e kanë përdorur si ndezës zjarri për shekuj me radhë, tani mund të jetë e dobishme në luftën kundër krizës klimatike.
Organizmi i fortë, i mbiquajtur “tinder fungus”, një ditë mund të zëvendësojë pjesërisht plastikën.
Një pjesë e kërpudhave ka një forcë të ngjashme me kompensatë ose lëkurë, por peshon më pak se to.
Shkencëtarët mendojnë se kërpudhat mund të përdoren si amortizues në pajisjet sportive dhe mallra të tjera të konsumit.
Botë të tjera
Astronomët kanë parë një planet “të ndaluar” përtej sistemit tonë diellor.
Eksoplaneti, i quajtur TOI 5205b, është sa Jupiteri, fqinji më i madh planetar i Tokës.
Bota e pazakontë rrotullohet rreth një ylli të vogël e të ftohtë, me vetëm një fraksion të dritës, madhësisë dhe ngrohtësisë së diellit tonë.
Studiuesit nuk e kuptojnë se si një planet kaq i madh u krijua rreth yllit të vogël, prandaj ekzistenca e tij është mbiquajtur “e ndaluar”.
Por gjiganti i gazit po i bën shkencëtarët të vënë në dyshim atë që dinë rreth formimit të planetëve.
Ndërkohë, shkencëtarët gjetën një shtrat të lashtë një lumi në shkretëtirën më të vjetër dhe më të thatë të Tokës, që është çuditërisht i ngjashëm me kraterin Jezero në Mars.
Shumë kohë më parë
Varri i dy vëllezërve që jetuan gjatë epokës së bronzit, më shumë se 3000 vite më parë, mund të hedhë dritë mbi disa nga misteret mjekësore të historisë.
Vëllezërit, me gjasë me status të lartë, jetonin në qytetin e Megidos, Izraeli i sotëm.
Të dy burrat kishin sëmundje kronike, sipas një analize të re të mbetjeve të tyre.
Pasi vëllai i ri vdiq, vëllai i madh iu nënshtrua një operacioni. Një vrimë në formë katrore iu pre në kafkë dhe ai vdiq jo shumë kohë më pas.
Tani, një ekip studiuesish është i paqartë mbi operacionin e lashtë të trurit, si dhe pse pjesët e kafkës u varrosën bashkë me të.
Në një zbulim edhe më të largët në kohë, duke gërmuar një shpellë në Francën jugore, arkeologët gjetën dëshminë më të vjetër të përdorimit të harkut dhe shigjetës nga njerëzit e hershëm jashtë Afrikës.
Krijesa fantastike
Kasollet e vogla të bardha që dalin në plazhet e Afrikës së Jugut dhe ishujt e saj bregdetarë, janë pak të vogla për pushuesit, por banesat janë të përshtatshme për një lloj tjetër “plazhisti”.
Kupolat janë të ajrosura mirë dhe ofrojnë një pamje të mrekullueshme të detit. Dhe mbi të gjitha, strukturat ofrojnë një vend të sigurt për riprodhimin e pinguinëve, çiftimin dhe mbrojtjen e vezëve të tyre.
Aktiviteti njerëzor dhe kriza klimatike kanë bërë që popullsia e pinguinëve afrikanë të bjerë. Kjo është arsyeja pse konservatorët me Projektin African Penguin Nest Project ndërhynë për të krijuar fole artificiale.
Projekti filloi në vitin 2018. Brenda pak minutash, pinguinët e rrezikuar vrapuan drejt shtëpivë e tyre të reja. / CNN