Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj. Nga po vijnë financimet dhe fuqia blerëse në një ekonomi që zyrtarisht gjeneron pak të ardhura e fitime dhe ku kredia për këtë sektor është në stanjacion? Si po bëhet Shqipëria, që zyrtarisht është vendi që ka të ardhurat për frymë më të ulëta në rajon, me kryeqytetin më të shtrenjtë sa u përket çmimeve rezidenciale në qendër të saj
E parë nga Mali i Dajtit, Tirana e pas disa viteve do të jetë shumë më e lartë dhe e ngjeshur sesa ajo që është sot, sidomos zona e qendrës. Vetëm në 2018-n janë dhënë në kryeqytet 388 leje, për një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 940 mijë metra katrorë, me një rritje prej 80% në raport me vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Kësaj sipërfaqeje i korrespondon një vlerë investimi prej të paktën 350 milionë euro në një vit (e matur indirekt me dy mënyra, me një kosto ndërtimi rreth 350-400 euro/m² dhe bazuar në pritshmëritë për mbledhjen e taksës së infrastrukturës nga Bashkia).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.