Rezidencat më emblematike të presidentëve, mbretërve e perandorëve
Çdo udhëheqës që të respektohet, duhet të ketë një rezidencë zyrtare. Në përgjithësi këto pallate reflektojnë kulturën dhe historinë e vendit në fjalë.
Në këtë galeri fotosh shfaqen rezidencat zyrtare më emblematike të udhëheqësve të shteteve nëpër botë, nga Suedia në Tajvan
Pallati Presidencial Ak Orda, Kazakistan
Pallati është vetëm vendi i punës i presidentit të Kazakistanit, jo rezidenca zyrtare. Pallati është i lartë 80 metra!
Casa Rosada, Argjentinë
Casa Rosada është një vend i famshëm në Buenos Aires. U ndërtua në vitin 1898 dhe është Monument Kombëtar Historik në Argjentinë.
Pallati i Madh Mbretëror, Tajlandë
Ndodhet në Bangkok dhe ka qenë rezidencë zyrtare e monarkisë së vendit nga viti 1782. Shtrihet në një sipërfaqe 220 mijë metra katrorë dhe pavarësisht se sot nuk përdoret nga presidenti si vendbanim, në të organizohen evente zyrtare.
Pallati Presidencial, Tajvan
Ndodhet në Taipei, kryeqyteti i Tajvanit, dhe është zyra e presidentit të Kinës. Punimet përfunduan në vitin 1919 në periudhën kur Taipei ishte i pushtuar nga japonezët.
Pallati Mbretëror, Kamboxhia
Emri i tij zyrtar është Preah Barum Reachea Veang Chaktomuk Serei Mongkol dhe është rezidenca zyrtare e Mbretit të Kamboxhias. U ndërtua në vitin 1866 dhe është një atraksion i njohur turistik në vend.
Pallati Mbretëror i Madridit, Spanjë
Është rezidenca zyrtare e monarkisë spanjolle. Pavarësisht kësaj, mbreti Filipi VI bashkë me familjen nuk qëndron në pallat. Sipërfaqja është 135 mijë metra katrorë.
Rashtrapati Bhavan, Indi
Është rezidenca zyrtare e Presidentit të Indisë dhe ndodhet në rajonin e New Delhi. Ndërtesa i përket periudhës koloniale, kur India ishte pjesë e Perandorisë Britanike.
Pallati Buckingham, Angli
Është vendi ku jeton dhe punon familja mbretërore. Pallati u bë rezidencë zyrtare e monarkisë britanike në vitin 1837 me ngjitjen në fron të mbretëreshës Victoria, e cila ishte e para e cila banoi në të.
Pallati i Stokholmit, Suedi
Punimet e pallatit përfunduan në vitin 1760. Ai shtrihet në 230 metra gjatësi dhe 125 metra lartësi, gjë që e bën një nga pallatet më të mëdhenj në botë, me 1400 dhoma.
Kështjella e Pragës, Republika Çeke
Kështjella nuk është vetëm rezidenca zyrtare e Presidentit të Republikës Çeke por edhe vendi ku ruhen xhevahiret e kurorës. Është një ndër kështjellat më të vjetra në botë, e ndërtuar në shekullin IX.
Pallati Alvorada, Brazil
I ndërtuar në vitet 1957 – 1958, është një ndër rezidencat më të reja dhe moderne. E megjithatë njihet si Pasuri Historike Kombëtare.
Flagstaff House, Gana
U përurua zyrtarisht në vitin 2008 dhe është rezidenca dhe zyra e presidentit të Ganës.
Pallati Mbretëror i Amsterdamit, Holandë
Pallati u ndërtua në vitin 1655 me synimin për të krijuar një prefekturë, por më pas u zgjodh për të qenë pallati mbretëror.
Istana Nurul Iman, Brunei
Kjo është rezidenca zyrtare e sulltanit të Bruneit dhe emri do të thotë “Pallati i Dritës dhe Besimit”. Ka rreth 1800 dhoma të shpërndara në 200 mijë metra katrorë.
Pallati Presidencial i Vilnius, Lituani
Ndërtimi nisi në shekullin XIV dhe përfundoi vetëm në vitin 1834. Pas rikonstruksioneve të ndryshme, pallati u bë rezidenca zyrtare e presidentit të vendit, në vitin 1997.
Pallati i Kremlinit, Moskë, Rusi
Rezidenca zyrtare e Presidentit të Rusisë është një kompleks që përfshin pesë pallate dhe katër katedrale.
Palazzo del Quirinale, Itali
Është një nga rezidencat zyrtare më të mëdha në botë. Nëse krahasohet me Shtëpinë e Bardhë në SHBA rezulton të jetë 20 herë më i madh, me sipërfaqe 110 mijë metra katrorë.
Pallati i Bellevue, Gjermani
Është rezidenca zyrtare e Presidentit të Gjermanisë, nga viti 1994. Ndërtimi i tij nisi në vitin 1785.
Pallati i Qeverisë, Peru
Është rezidenca zyrtare e presidentit të vendit dhe u ndërtua në vitin 1937 nga arkitekti Ricardo de Jaxa Malachowski.
Pallati Mbretëror i Brukselit, Belgjikë
Pallati ndodhet në qendër të Brukselit dhe u deshën 150 vjet për ndërtimin e tij. Ai mund të vizitohet çdo verë, në periudhën 22 korrik – 7 shtator.
Pallati Mbretëror, Norvegji
Pallati ka 173 dhoma dhe u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit XIX, për të qenë rezidenca e Mbretit Karl III.
Dâr-al-Makhzen, Marok
U ndërtua në vitin 1864, është rezidenca zyrtare e monarkisë marokene.
Bangabhaban, Bangladesh
I ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit XX, këtu jetojnë dhe punojnë të gjithë presidentët e Bangladeshit.
Pallati Presidencial, Poloni
Pasi shërbeu në funksione të ndryshme, për shembull edhe si rezidencë zyrtare e Këshillit të Ministrave, në vitin 1994 u bë rezidenca zyrtare e Presidentit të Polonisë.