Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë me dije, se nga komisioni i mbajtur në muajin Mars 2021 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 6 subjekte.
Gjoba, e cila arrin vlerën e 1.8mln lekë, i është adresuar subjekteve të cilat janë konstatuar në shkelje. Bëhet fjalë për biznese të cilat kryesisht tregtojnë me shumicë apo pakicë karburante, lëndë djegëse, instalime elektrike etj.
Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.
Sipas specifikimeve të publikuara, shkeljet e konstatuara janë:
-tregtim karburanti jashtë normave të lejuara
– shkelje e sigurisë së punonjësve
Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nga komisioni i mbajtur në muajin Shkurt 2021 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 7 subjekte, ndërsa në janar 6 subjekte.
Në tre muajt e parë të këtij viti, gjobat e lëshuara arrijnë vlerën e 6.5 mln lekë.
Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial është institucioni që ka tagrin të kontrollojë subjekte që operojnë në sektorë të ndryshëm dhe që preken nga disa ligje dhe akte nënligjore, si ai për “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar./ D.Hyka
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.