Nga valsi te taranta… kërcime karakteristike në botë

14/05/2019 4:28 PM 0 komente

Më 29 Prill, në të gjithë botën, festohet Dita Ndërkombëtare e Kërcimit, e cila promovohet nga International Dance Council i UNESCO-s.

Kjo datë është e rëndësishme, pasi kujton lindjen e një ndër koreografëve më të mëdhenj të viteve 1700 – fillim i 1800, Jean-Georges Noverre, i cili konsiderohet babai i baletit modern.

Më poshtë është një udhëtim nëpër vende të botës, me kërcimet e tyre karakteristike

 

Valsi në Vjenë

Në Europë, kryeqyteti i baletit klasik është Vjena, ku ka lindur valsi. Në fillim, valsi konsiderohej një kërcim skandaloz, duke qenë se partnerët janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe bashkohen në një lloj përqafimi. Valsi u bë i famshëm dhe u pranua nga shoqëria falë kompozitorit Johann Straussit.

 

Polka në Pragë

Polka është një valle popullore polake dhe çeke, e cila ndoshta ka lindur nga disa valle tipike bohemiane në fillim të viteve ‘800. Me ritmin e saj të gëzuar konsiderohet një vallëzim festiv dhe mjaft i thjeshtë për t’u mësuar. Polka u bë mjaft popullore, në veçanti, falë muzikantit dhe kompozitorit çek Josep Neruda, dhe u përhap aq shumë sa për një periudhë të shkurtër la në hije valsin. Në Republikën Çeke, shumë grupe folklorike e kërcejnë këtë valle me kostume që ndryshojnë sipas rajonit.

 

Mazurka në Varshavë

Një kërcim tjetër tipik i këtyre dy vendeve është mazurka, i cili sipas legjendës ka lindur në fillim të viteve 1500 në fshatin Mazurek, pranë kryeqytetit polak të Varshavës. Mazurka kërcehet ende në Poloni veçanërisht gjatë festave tradicionale, me kërcimtarët që veshin kostume tipike.

 

Flamengo në Sevilje

Flamengo është një muzikë dhe kërcim mjaft i përhapur ende në Andaluzi, rajoni i Spanjës Jugore, ku lindi në fund të shekullit të 18. Sot është një spektakël i vërtetë me gjithë veçoritë ku kërcimtarët veshin kostume tradicionale dhe shoqërohet nga kastanjeta dhe kitara.

 

Samba në Rio de Janeiro

Amerika Latine është atdheu i kërcimeve më të gjalla dhe sensuale, duke nisur nga samba që përfaqëson një kërcim tradicional në Brazil, e cila kërcehet jo vetëm gjatë Karnavaleve të Rios, por gjatë gjithë vitit, në evente dhe spektakle të organizuara në Rio de Janeiro dhe qytete të tjera.

 

Tango në Buenos Aires

Përveç sambës në Amerikën Latine, në veçanti në Argjentinë, kërcehet edhe tango. Ky është një kërcim sensual në çift, që praktikohet në las milongas (zhanër muzikor popullor në rajonin Río de la Plata) , evente të dedikuara, gjatë të cilave mund të shikoni performancat e kërcimtarëve më të mirë të tangos.

 

Hip Hop në Nju Jork

Ndërsa hip hopi është një kërcim bashkëkohor dhe i kohëve të fundit. Ka lindur në Bronx, një nga lagjet më popullore në Nju Jork, në fund të viteve ‘60, i influencuar nga kërcimet braziliane që erdhën si në East Coast si në West Coast të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një kërcim mjaft i njohur, i lindur gjatë ‘Block party’, festave të lagjeve, nga ndërveprimi i të rinjve afro-amerikanë me ata latino-amerikanë në rimtin e muzikës.

 

Pizzica dhe tarantela në Italinë e Jugut

Shkojmë në Itali, ku një ndër kërcimet tipike është pizzica, i përhapur në Taranto dhe në gjithë Salenton deri në Matera, pjesë e vallëzimeve tradicionale së bashku me tarantan, që shoqërohen me dajre dhe violinë.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of