Në mbrojtje të zonave të prekura nga përmbytjet e viteve të fundit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pritet të nisë punimet për rikonstruksionin e argjinaturave dhe hidrovoreve për 3 rajone të Shqipërisë.
Punimet parashikohen të kryhen në 3 lote me fond me vlerë 15,5 mln lekë. afati për pranin e ofertave të operatorëve është deri më 10 gusht 2021. Sipas dokumenteve të prokurimit punimet në lotin 1 për rehabilitimin e hidrovorit të Karavastasë dhe argjinaturës së Selevecit në Vlorë kapin vlerën e 6,1 mln lekëve.
Punimet në lotin e 2 parashikojnë ndërhyrje në zonë e Shqipërisë së Mesme, duke përfshirë përfocimin e argjinaturave në lumin Osum në Berat, Shkumbin në Librazhd dhe në Peqin dhe Kavajë. Fondi që do të përdoret për ndërhyrjet në këtë rajon është me vlerë 5,6 mln lekë.
Në Lotin 3 ndërhyrjet do të kryhen në mbrojtje të zonave afër lumit Drin të prekura në të kaluarën nga përmbytjet, siç është ajo e Bërdicës në Shkodër, në Mirditë, Kurbin dhe Balldre. Për ndërhyrjet në rajonin e veriut do të përdoret fondi me vlerë 3,7 mln lekë.
Në fillim të shkurtit të këtij viti për shkak të përkeqësimit të motit në zonën e Shkodrës u përmbytën 5,100 ha tokë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e cilësoi ngjarjen një kronikë të përsëritur edhe në vitet e mëparshme. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së bashkive, z. Agron Haxhimali rekomandoi ndërhyrje dhe investime në sitëm me qëllim që ngjarje të tilla mos përsëriten.
Argjinaturat ku do të ndërhyhet
Loti 1 – “Mbikëqyrje rehabilitim i veprave të programit ujitje-kullim rajoni Jug”
-Mbikëqyrje rehabilitim i hidrovorit të Karavastasë; Mbikëqyrje rikonstruksion i argjinaturës së Selevecit, Vlorë
Loti 2 – “Rehabilitim i veprave të programit ujitje-kullim rajoni Shqipëria e Mesme”
-Mbikëqyrje mbrojtja nga gërryerja, krahu i majtë i lumit Shkumbin, zona nga mbrojtja ekzistuese në Muriqan deri tek zona e quajtur Shelgu në Cërrik; Mbikëqyrje mbrojtje nga përmbytja nga lumi Osum në Uznovë, Berat; Mbikëqyrje mbrojtje lumore e zonës perëndimore të qytetit Librazht; Mbikëqyrje argjinatura mbrojtëse nga lumi Shkumbin në fshatin Ullishtaj – Paper; Mbikëqyrje mbrojtje dhe përforcim argjinature (L 140 m ne KUL Beden-Lumë) në fshatin Luz i Vogël; Mbikëqyrje riparime e kanalit ujitës Peqin – Kavajë
Loti 3 – “Mbikëqyrje rehabilitim i veprave të programit ujitje-kullim rajoni Veri”
-Mbikëqyrje mbrojtje nga përmbytja lumi Drin, përballë harkut të Berdicës, Shkodër; Mbikëqyrje mbrojtje nga lumi Fan, fshati Rreth i Epërm, Mirdit; Mbikëqyrje rehabilitimi i KUL Sanxhak, Kurbin; Mbikëqyrje rikonstruksion i godinës së hidrovorit Droje; Mbikëqyrje rikonstruksion i godinës së hidrovorit Balldre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.