Nga viti i ardhshëm ulen tarifat për regjistrimin e automjeteve në Kosovë

24/09/2020 2:27 PM 0 komente

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka paralajmëruar ulje të çmimit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve (TPL), kjo bazuar në çmimet e tregut dhe liberalizimin e kësaj industrie.

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë edhe në rritjen e tarifave dhe në rritje të shpenzimeve te kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK. Gjatë këtij viti mundohemi ta arrijmë një pajtueshmëri me kërkesat rregullative. Procesi i rregullimeve të industrisë së sigurimeve BQK e ka pasur prioritet të përbashkët me institucionet financiare që çështja e kapitalizmit të zgjidhet njëherë e mirë”, tha Havolli.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”.

Prestreshi ka treguar se kjo po bëhet për të hapur tregun konkurruese nw Kosovë.

“Siç jeni të i formuar ne si AKK dhe BQK janë duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandime profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimin e këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”.

Në rrugët e Kosovës aktualisht qarkullojnë mbi 500 mijë vetura. Por, jo të gjithë janë të regjistruara dhe kanë targa të Republikës.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka treguar se sipas të dhënave që kanë janë së paku 110 mijë vetura të paregjistruara që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, që sipas tyre, dëmet e të cilave janë prej miliona eurosh si për kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe për buxhetin e shtetit.

Në Kosovë janë rreth 1120 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of