Zhvendosja e datës së dorëzimit të bilancit vjetor 2019 u ka dhënë edhe më shumë kohë bizneseve për të përfunduar procedurat. Njësoj si dorëzimi në QKB, edhe deklarimi në drejtorinë e tatimeve do të bëhet online deri në datën 3 gusht. Sipas njoftimit të tatimeve, së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
- raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
- inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
- inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
- kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
- inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
- Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
- Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
Më poshtë gjeni një video shpjeguese nga eksperti kontabël, Armand Mala për procesin e aplikimit dhe dorëzimit të bilancit vjetor në drejtorinë e tatimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.