Ngjyrat marrin një rëndësi të madhe në komunikim. Ato provokojnë te ne efekte psikologjike dhe emocionale dhe kanë aftësi që të ndikojnë te personat.
Kështu që mund të kuptojmë se përse është kaq e nevojshme të dimë se cilat ngjyra e si t’i përdorim sa më mirë në biznesin apo në ambientin tonë të punës.
Megjithatë, përpara se të zgjidhni kombinimin e ngjyrave që do të përdorni, është e rëndësishme të njihni me saktësi target-grupin personave të cilëve doni t’u drejtoheni ose nevojën që dikton vendi i punës.
Me këtë guidë të vogël, duam t’ju tregojmë se cilat janë aftësitë psikologjike-komunikuese kryesore të ngjyrave dhe t’ju ndihmojmë t’i përdorni në mënyrë korrekte në aktivitetin tuaj dhe për të pasur efektet e dëshiruara.
Ngjyra e kuqe
Është ngjyrë me veprim stimulues, me aftësinë e veçantë për të nxitur lëvizjen. Është e këshillueshme që të përdoret në sipërfaqe të vogla, pasi mund të bëhet e lodhshme. Pra nuk është e përshtatshme në ambiente çlodhjeje apo pritjeje (për shembull në sallën e pritjes tek dentisti, në spitale etj.) Në të kundërt këshillohet në dhomat për pritjen e miqve, në fast-food e piceri, ambiente pushimi (për shembull ambienti ku mund të pish kafe në punë), palestra, shkolla baleti. Një tjetër aftësi e ngjyrës së kuqe është se të jep perceptimin se ambienti është më i ngrohtë, me një temperaturë më të lartë.
Ngjyra e verdhë
I përket sërish gamës së ngjyrave të ngrohta. Në mënyrë më të lehtë në krahasim me ngjyrën e kuqe, ka përsëri efekte stimuluese dhe rigjeneruese. Është ngjyra me të cilën perceptojmë dritën e diellit, përçon gëzim dhe gjallëri. Shpesh përdoret për të tërhequr vëmendjen nëpër vitrina. Këshillohet nëpër ambientet e punës pasi nxit kujtesën vizuale dhe përqendrimin.
Ngjyra portokalli
Përcjell ngrohtësi dhe idenë e hapësirës. Nxit aktivitetin fizik dhe raportet ndërpersonale.
Në marketing është ngjyra “që të çon në veprim”, d.m.th nxit konsumatorin të vendosë (të blerë, të shesë, të regjistrohet….)
Në tonet e saj më të lehta, ajo mund të jetë ngjyra më e përshtatshme për ambientet e punës, pasi krijon një ambient dinamik dhe intim në të njëjtën kohë.
Ngjyra e gjelbër
Është ngjyra e vazhdimësisë dhe stabilitetit. I përket ngjyrave me gjatësi vale të mesme. Jep një ndjesi neutrale, as ngacmuese, por as qetësuese. Pikërisht për këtë karakteristikë, është një ngjyrë çlodhëse. Është ngjyra më pak e lodhshme që mund të perceptohet nga sytë e njeriut. Ngjyra e gjelbër është ideale në sallat e pritjes, në zyra administrative, pasi nxit rregullin dhe saktësinë. Këshillohet që të mos përdoret në hapësira shumë të vogla apo të ndriçuara jo mirë sepse mund të japë efekt drithërues.
Ngjyra blu
Përdoret gjerësisht në aktivitetet financiare si bankat, shoqëritë e sigurimeve etj., pasi ngjall besim dhe siguri. Ndihmon ndaj ankthit duke krijuar kështu gjendje qetësie e sigurie. Duke e përdorur në kombinim me ngjyrën e bardhë ndihmon në përmirësimin e dialogut dhe raporteve sociale. Këshillohet për sallat mjekësore apo ambientet me stres të fortë ndërsa duhet shmangur në ambientet e pritjes.
Ngjyra vjollcë
Nxit reflektimin dhe ekuilibrin e mendjes. Në nuancat e saj më të qeta përdoret nëse kërkoni të krijoni një ambient dinjitoz si për shembull vendet e kultit, meditimit, lutjes, ose salla konferencash. Në marketing shpesh lidhet me produktet e bukurisë, kundër plakjes apo kujdesit për veten. Për këtë arsye këshillohet edhe për qendrat estetike, sallonet e bukurisë, parukerisë.
Ngjyra rozë
Ngjyra e feminilitetit dhe romantizmit. Përdoret për të theksuar idenë e delikatesës dhe ndjeshmërisë. Në marketing përdoret për disa produkte specifike për gjininë femërore, sidomos ato në moshë të re.
Përdoret sidomos në ambientet e rezervuara për gratë e po ashtu edhe në ato për fëmijët në moshë të vogël.
Ngjyra ciklamin
Ngjyrë me impakt shumë të fortë, përdoret për të ngjallur kuriozitet, sidomos nga kompanitë që punojnë me grafikën dhe reklamat. Në ambientet në të cilat përdoret, ka aftësinë në tërheqë dhe të nxisë vëmendjen.
Gjeneron një ndjesi plotësimi, kënaqësie dhe dashurie. Shpreh idealizmin në formën e tij më të lartë.
Ngjyra kafe
Në të kundërt me rozën, ngjyra kafe është kryesisht ngjyrë mashkullore. Përdoret për të theksuar produkte dhe zhanre për një tip të caktuar mashkulli (aksesorë lëkure, artikuj sportivë, makinë fuoristrada” etj.)
Në nuancat e saj më të lehta është ngjyra më e përshtatshme për ambiente si bujtina, tavernë, bare. Ndërsa në nuancat e saj më të forta, vitet e fundit kjo ngjyrë është përdorur për të dhënë idenë e aromës dhe shijes, për shembull nëpër dyqanet e kafesë, çokollatës o pastiçeri. Është ngjyra e realizmit ndoshta sepse të sjell ndër mend ngjyrën e tokës.
Ngjyra e bardhë
Është ngjyra e pastërtisë dhe e racionalitetit, ajo frenon impulset dhe reagimet.
Është e këshillueshme të përdoret në situata në të cilat duam të përcjellim idenë e rregullit, pastërtisë dhe transparencës. Këshillohet për aktivitetet që kanë të bëjnë me veshjet e bardha ose që organizojnë ceremoni si për shembull martesa apo pagëzime.
Gjithsesi kemi të bëjmë me një ngjyrë që sjell idenë e minimalizmit kështu që këshillohet të përdoret në kombinim me ngjyra të tjera (si p.sh., ngjyra e zezë, floriri apo ciklamin) në përpunimet e detajeve.
Ngjyra e zezë
Është ngjyra e elegancës dhe luksit. Shpesh përdoret si sfond për të nxjerrë në pah ngjyra të tjera. Veçanërisht i përshtatshëm në fushën e modës, në argjendari dhe në gjithë aktivitetet që duan të theksojnë idenë e prestigjit dhe luksit.
Ndër të tjera, ngjyra e zezë shpreh edhe protestë dhe refuzim në gjithçka… Është gjithashtu edhe ngjyra e intolerancës dhe misterit. Ka aftësinë që të tërheqë. Është ngjyra e natës dhe përdoret shpesh në diskoteka, lokale nate, ambiente të spektaklit apo muzikës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikon të zgjerojë funksionalitetet në sistemin e-taxation, lidhur kjo edhe nga ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Një procedurë e çelur këtë të enjte, në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, nën emërtimin “Përmirësimi i Sistemit e-taxation -…
Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edhe gjatë muajit mars. Të dhënat zyrtare mbi Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se numri i të huajve që hynë në territorin shqiptar në muajin e tretë ishte…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës…
Kursi i këmbimit të Euros ndaj Lekut po vazhdon të shfaqë një tendencë të theksuar rënëse. Ditën e martë, kursi zbriti në nivelin e 100.83 lekëve, shumë afër nivelit më të ulët vjetor që ishte regjistruar javën e kaluar dhe gjithashtu pranë nivelit më të…
Ministria e Financave ka çelur një garë për studimin e fizibilitetit në lidhje me futjen e një standardi të vetëm raportimi për kompanitë në Shqipëri e cilësuar ndryshe “Gjuha e zgjeruar e raportimit të biznesit (XBRL). XBRL (EXtensible Business Reporting Language) është një gjuhë softuerësh…
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam…
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh global dhe pozicionimit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë aktive ndaj këtyre zhvillimeve, edhe gjatë vitit 2023,…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, derisa vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09. Kurse, shuma e depozitave…
Faturat e energjisë elektrike dhe gazit, u ulën në gjysmën e dytë të vitit 2023, pas rritjes që filloi përpara luftës së agresionit rus kundër Ukrainës,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Rritja ekonomike e SHBA, ka të ngjarë të ngadalësohet, në një ritëm ende të fortë në tremujorin e parë, ndërsa inflacioni u përshpejtua, duke përforcuar pritjet…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…