“Nike” i Michael Jordan thyen rekord, shiten 560 mijë $ nga Sotheby’s

22/05/2020 1:21 PM 0 komente
(sothebys.com)

Shtëpia më e famshme e ankandeve në botë, Sotheby’s, ka thyer një rekord të ri sa i përket sneakers (atleteve).

Rekordi lidhet me shitjen e “Nike Air Jordan”, të njohura si “The One”, të cilat Michael Jordan i veshi në sezonin e parë të NBA me Chicago Bulls, për 560 mijë dollarë, në një ankand online. Ky rekord lë pas atë të vendosur në korrik 2019 nga Sotheby’s për një tjetër model Nike, “Moon Shoe”, që u shitën 437.500 dollarë

Modeli i atleteve, me autograf të Air Jordan, u prezantua në vitin 1985, viti i debutimit të kampionit amerikan në NBA dhe shumë shpejt u bë ndër më të famshmit në botë. Kombinimi ngjyrës së bardhë, të zezë dhe të kuqe është ai që vishte më shpesh në fushë Michael Jordan.

Në vitin 1984, Nike i dhuroi Jordan një linjë me këpucë dhe veshje. Kjo ishte një lëvizje e rëndësishme dhe e paprecedentë, që synonte të bindte Michael Jordan të firmoste një marrëveshje me Nike.

Lojtari vendosi t’i veshë atletet në një moment të rëndësishëm të karrierës, gjë që nga ana tjetër rriti edhe popullaritetin e markës sportive. Marrëveshja vijon edhe sot me krijimin e Air Jordans të reja, me autografin e sportistit, çdo sezon.

Michael Jordan dhe Phil Jackson, trajner i Chicago Bulls, duke festuar titullin NBA 1998 (Foto JEFF HAYNES/AFP via Getty Images)

“The Last Dance” është parë nga 23,8 milionë përdorues në Netflix

Shërbimi i streaming Netflix zbuloi se dokumentari The Last Dance, që tregon karrierën e Michael Jordan dhe historinë e Chicago Bulls në vitet ’90 është ndjekur nga 23,8 milionë përdorues përtej kufijve të SHBA , në katër javët e para.

Dokumentari, i cili ndahet në dhjetë episode, fokusohet në sezonin 1997 / ‘98 të NBA. “The Last Dance” ka qenë një sukses i madh për ESPN, që bashkëpunoi me Netflix për të rritur shikueshmërinë.

Chief Content Officer i Netflix, Ted Sarandos, deklaroi se “The Last Dance” “ishte një fitore për ne dhe ESPN dhe një fitore e madhe për ndjekësit e basketbollit, që janë të uritur për programe të reja”.

Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of