Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.8 për qind në 21,546.99 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.0 për qind në 1,676.20 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.5 për qind. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks ka rënë me 2 për qind, duke shkuar në nivelin e tij më të ulët të këtyre 9 mujave të fundit.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut ra me 0.75 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 0.9 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 0.9 për qind.
Indeksi i aksioneve Kospi u rrit me 0.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.