Nis nga puna hidrocentrali i Lapajt, në Kukës

02/11/2012 12:38 PM 0 komente

 

Këto ditë një tjetër hidrocentral do t’i nisë prodhimin e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Lapjat, që ndodhet në Bushtricë në rajonin e Kukësit. Ky është një investim i realizuar nga shoqëria “Gjo-Spa Power”, pjesë e grupit italian ETEA.

Impianti do të shfrytëzojë ujin e lumit të Bushtricës. Ndërtimi i tij ka nisur në vitin 2008. Ka një fuqi të instaluar prej 13.62 MW dhe do të prodhojë rreth 49.865 MWh në vit. Vlera totale e investimit italo- shqiptar arrin në 15 milionë euro.

Hidrocentrali i Lapajt prodhon një sasi energjie të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e mbi 22 mijë familjeve shqiptare. Prodhimi vjetor është i barabartë me mbi 29 milion fuçi me naftë dhe shmang emetimin e mbi 11 mijë to gazi serrë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of